Lidhu me ne

Kryesore

Në 6 dhjetor ora 12:00 të gjithë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Berisha: Në 6 dhjetor ora 12:00 të gjithë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një takim me banorët e njësisë 5 në Tiranë foli për protestën të cilën e ka paralajmëruar të mbahet më datë 6 dhjetor. Berisha tha se, në këtë datë të gjithë duhet të jenë në shesh kundër keqqeverisjes dhe abuzimit të Edi Ramës.

“Po të marrim se pse ne do të jemi në datën 6 në protestë, unë ftoj liderët e BE-së që ta marrin këtë prani, si një përshëndetje dhe nderim ndaj tyre vlerave të tyre. Por kjo është vetëm një anë e medaljes.

Ne jemi në rrugë e në shesh për të protestuar kundër armikut të vlerave evropiane në Shqipëri, Edi Ramës dhe regjimit të tij. Këtu nuk fshehim asgjë, përkundrazi, ne dalim në datën 6 për të ju thënë liderëve të Europës, se ky nuk përfaqëson jo popullin opozitar, por as popullin shqiptar dhe ky është një armik i të gjitha vlerave themelore mbi të cilat është ndërtuar shoqëria.

Është armik i votës së lirë të shqiptarëve, është një armik të drejtave të tyre, i identitetit, kulturës dhe pasurive të tyre publike, fondeve buxhetore dhe të ardhmes së tyre.

Në tërë historinë të ardhmen e shqiptarëve nuk e ka vjedhur kush më barbarisht se Enver Hoxha dhe Edi Rama.

Dhe me 6 dhjetor, ai që i thotë vetes shqiptar, ai që e ndjen veten shqiptar nuk mund të jetë tjetër, veç në protestë, në protestë të fuqishme kundër Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.

Në këtë kontekst, çdo demokrat e demokrate, e ka për detyrë më shumë se asnjëherë tjetër, të marrë çdo masë, të bëjë çdo përpjekje që të gjendet në orën 12:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një protestë të paparë ndonjëherë në historinë e Tiranës”, deklaroi Berisha.

MË TEPËR

Kryesore9 orë më herët

Sali Berisha e vrau opozitën

Nga Andi Bushati Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm...

Mix1 ditë më herët

10 vendet më të bukura që mbrohen nga UNESCO dhe që duhen vizituar një herë në jetë!

Duhet diçka e veçantë për t’u futur në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që nga shpallja e...

Mix1 ditë më herët

Etiketat po ju mashtrojnë? Si të dalloni kollaj nëse vaji i ullirit është 100% i pastër

Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump ndjek fjalimin e Biden në avion: Shumë i keq, mezi kuptohet!

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit të Joe Biden, pas një takimi në Karolinën...

Radar1 ditë më herët

NBC News: Obama së shpejti do të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pritet që “së shpejti” të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris, për emërimin e kandidates demokrate...

Mix1 ditë më herët

Një listë me emra të rrallë dhe specialë për vajza ^.^

Nëse jeni duke kërkuar për një emër të rrallë për emrin e bebushes suaj, duhet që të kaloni nga “shtigje”...

Mix1 ditë më herët

Halle Berry nderon 20-vjetorin e Catwoman me foto tejet provokuese!

Halle Berry 57-vjeçarja ka patur rolin kryesor në filmin Catwoman të vitit 2004, dhe së fundmi me rastin e 20-vjetorit...

Mix1 ditë më herët

Selena Gomez ndan me publikun momente intime nga jetesa ne Benny Blanco!

Selena Gomez e quajti Benny Blanco “dashuria e jetës sime” në Instagram në fillim të kësaj jave, dhe tani ajo...

Mix1 ditë më herët

Brenda shtëpisë së Harry dhe Meghan në Londër!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë jetuar në Frogmore Cottage në pasurinë Windsor që kur u transferuan në SHBA...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e...

Facebook