Lidhu me ne

Mix

Aktori Robert Downey Jr flet për varësinë nga droga: M’u deshën 20 vjet që të bëhesha përsëri njeri

Në një pjesë tjetër të dokumentarit, i cili është një rrëfim i jetës së turbullt të aktorit, ai theksoi se ka filluar t’i përdorë substancat që në moshën tetë vjeçare

Robert Downey Jr, pavarësisht se gëzon një jetë plot lavdi, adhurim dhe admirim nga qindra mijëra fansat e tij, ka kaluar nëpër rrugë të errëta dhe jeta e tij është formësuar nga momente që ai vetë do të donte t’i harronte.

Ai është një nga aktorët më të njohur, emri i të cilit ishte i lidhur pazgjidhshmërisht me “Iron Man”, superheroi që dominoi në Universin Kinematografik Marvel.

Jeta e yllit të Hollivudit, siç dihet, nuk mbeti e paprekur nga droga, nga aventurat që e çuan pas hekurave të burgut dhe nga qendra e varësisë.

Dokumentari i ri i titulluar “Sr.” për jetën e Robert Downey Sr., regjisor i pavarur i filmit dhe babai i aktorit, Robert Downey Jr., u publikua në Netflix dhe në të superheroi legjendar foli për brendësinë e shtëpisë së tij. Duke iu referuar njëri-tjetrit si “Jr.” dhe “Sr.”, babë e bir tregojnë respektin dhe vlerësimin e tyre të ndërsjellë për njëri-tjetrin, duke rrëfyer edhe aventurat e tyre të jetës.

Krijimi i filmave të Elderit pati një ndikim të madh te Junior, i cili e kaloi foshnjërinë e tij në një krevat fëmijësh midis seteve. Krahas gjithë elementëve pozitivë që shoqëruan rrugën e tij në industrinë e filmit, aktori i njohur ra edhe në grackat katastrofike, i tërhequr nga paratë dhe lavdinë absolute.

Edhe prindërit e Downey u zbuluan se ishin të varur nga droga: “Unë gjithmonë e dija se çfarë po ndodhte në atë bodrum”, thotë ai në një moment të dokumentarit, në të cilin aktori hollivudian i referohet varësisë së prindërve të tij. “Unë isha i varur nga droga”, tregon Elder para kamerës, duke kujtuar vitet 70, kur Junior sapo po rritej: “Kryesisht kokainë dhe marihuanë”.

Në një pjesë tjetër të dokumentarit, i cili është një rrëfim i jetës së turbullt të aktorit, ai theksoi se ka filluar t’i përdorë substancat që në moshën tetë vjeçare, pasi ky ishte i vetmi kanal komunikimi me Robert Downey Sr.: “Ne ndryshuam vetëdijen me substanca”.

Duke harruar atë kohë të errët dhe duke kërkuar “makthet” e tij, Junior kujton përmes dokumentarit: “Të gjithë po ndryshonim vetëdijen tonë me substanca. Unë thjesht po luaja një lojë të dëshirës për t’u qetësuar ose për të qëndruar i ngarkuar, në vend që të merresha me faktin se gjërat nuk ishin në rregull. Sinqerisht, më shumë se çdo gjë, shikoj prapa dhe largohem. Por kjo nuk na ndaloi ne Downies”.

Si arritën të linin drogën

“Unë isha duke luajtur një lojë për të qetësuar veten ose për t’u ngritur përpara se të pranoja faktin që gjërat kishin dalë jashtë kontrollit,” tha Robert Downey Jr. Vdekja e nënës së tij nga ALS në 1994 ishte një katalizator si për të ashtu edhe për të atin për të hequr qafe drogën: “Më deshën 20 vjet që të bëhesha përsëri njeri”.

“Kur e bëre i pastër, unë isha ende atje, më the se duhej të qëndroja në këtë planet dhe të mos dorëzohesha”, tha babai i Downey Jr., i cili vdiq në vitin 2021 në moshën 85-vjeçare.

Dokumentari tregon se si aktori i njohur i thotë lamtumirë babait të tij dhe tregon bisedat e vështira dhe momentet intime që kanë pasur dy burrat, ndërsa zbulon sesi Junior u ngjit në majat e Hollivudit: “Me çdo gjë që ke kaluar, e meriton” është shprehja me të cilin përfundon dokumentari

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix47 minuta më herët

VIDEO/ Po udhëtonte me biçikletë, McGregor përplaset nga një makinë

Conor McGregor ka pësuar një aksident, ku për fatin e tij të mirë nuk ka rezultuar fatal. Irlandezi ishte duke...

Mix53 minuta më herët

“Le Doulos”, filmi francez që ndryshoi kinemanë

“Le Doulos” është padyshim bartësi më i dukshëm i këtij ndikimi amerikan, megjithëse nuk ishte aspak filmi i parë kriminal...

Gatime58 minuta më herët

Një supë brokoli është ajo çfarë ju duhet, ja si ta përgatisni!

Supa është gjithmonë e shëndetshme, e nëse kombinojmë bokolin me patate e makarona, i shtohen akoma më shumë vlera dhe...

Mix1 orë më herët

Zbulohet çmimi/ Sa do të kushtojë seria e re e Samsung 23

Pas një sërë lajmesh për daljen në treg të serisë së re të Samsung, tashmë është është zbuluar dhe çmimi...

Radar1 orë më herët

Kush është Petr Pavel, presidenti në Çeki

Republika çeke ka tani një ish-gjeneral dhe ish-kryetar të Komisionit Ushtarak të NATO-s si president. Petr Pavel ka qenë i...

Radar1 orë më herët

Donald Trump çel fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

Karolina e Jugut – Ish-Presidenti Donald Trump filloi fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me një ndalesë...

Mix1 orë më herët

Ja çfarë bëjnë francezët ndryshe për të jetuar shëndetshëm

Shumica e njerëzve e konsiderojnë me fat të jetojnë deri në 100 vjeç. Por dy gra jetuan shumë përtej kësaj...

Sport23 orë më herët

5 rekorde të Cristiano Ronaldos që Messi mund të thyejë shumë shpejt

Pa përmendur rekordet e Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit, historia e futbollit nuk do të ishte e plotë. Dyshja janë...

Mix23 orë më herët

Një telefon i markës Coca-Cola pritet të shfaqet shumë shpejt në treg

Telefoni i markës Coca-Cola është një pajisje që mund të përfshihet në listën e “telefonave të papritur. Coca-Cola po përgatitet...

Sport23 orë më herët

Muralet e jashtëzakonshme që kujtojnë Kobe Bryant (FOTO)

Kobe Bryant ishte një basketbollist profesionist amerikan. Ai kaloi gjithë karrierën e tij 20-vjeçare me Los Angeles Lakers në Shoqatën...

Facebook