Lidhu me ne

Radar

Berisha: Rama ka kthyer PS-në në origjinë, parti mafie dhe terrorizmi. Primaret rreze e fuqishme për votën e lirë


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për mediat pasi ka votuar për procesin e Primareve brenda forcës politike që ai përfaqëson.

Berisha e ka cilësuar procesin si më të rëndësishmin për Shqipërinë që nga sjellja e pluralizmit politik në vend, ndërsa ka folur edhe për kryeministrin Rama, për të cilin tha se e ka kthyer PS-në në origjinë dhe në një parti të mafies e potencialisht të terrorizmit.

Rama e shndërroi PS-në, e ktheu në origjinë partinë e njishit, mafies, parti potencialisht e terrorizmit dhe gjithë negativitetit që mund të ketë një komunitet që vepron si shpellë mafioze. Edi Rama është i vetmi në Europë që ka përjashtuar votën e lirë nga partia e tij. Në këtë kontekst ky zhvillim është një rreze e fuqishme shprese për rivendosjen e saj në Shqipëri. Ky moment, ky zhvillim pas krijimit të pluralizmit politik në vend shënon aktin më madhor në historinë e Partisë Demokratike. Kjo shënon hapjen më të madhe në tërë historinë e një force politike shqiptare.

Nuk janë 6 bashki pa garë, nuk janë me një kandidat, dhe po të jetë me një kandidat është referendum. Nuk thuhet se ai kandidat u caktua nga Sali Berisha. Kryesia e PD dhe kryetari i saj nuk kanë ndikuar te asnjë kandidat që ka dashur dhe ka paraqitur kërkesën që ai të tërhiqet nga gara. Ka një degë që nuk po zhvillohen dhe do zhvillohen në të ardhmen me vonesë, por kjo nuk e errëson madhësinë e këtij procesi. Janë 3 degë veç Malësisë së Madhe që janë në diskutim për koalicione me aleatë”, tha Berisha.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook