Lidhu me ne

Radar

Rama ka 4 ditë që bën gjithçka për të sabotuar protestën

“Nuk kërcënojmë në asnjë rast”, Berisha:

Kryedemokrati Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se po bën gjithçka për të sabotuar protestën e opozitës, e cila është njoftuar të mbahet nesër në orën 12.00.

Në një takim me banorët e njësisë nr 2 në Tiranë, Berisha tha se protesta që pritet të mbahet në bulevardin ‘Dëshmorët  e Kombit’ dhe nuk do të kërcënojë në asnjë rast, apo rrethanë sigurinë e miqve që kanë ardhur në Shqipëri.

BerishaKy armik i egër i votës, lirisë dhe qenies së shqiptarëve, ka 4 ditë që bën gjithçka për të sabotuar protestën tonë. Njëherë informoi zyrtarisht shkollat se nuk do të ketë shkollë ditën e samitit. Informoi të nesërmen administratën se është ditë pushimi. I riktheu të gjitha se e pa se ata do të derdheshin në shesh kundër qeverisë.

Tani, njëlloj sikur të ishte vendi i sulmuar nga të 4 anët njofton se ky aks rrugor, kjo autostradë, apo ajo autostradë do të mbyllet.

Unë jam këtu për tu bërë thirrje shqiptarëve, nga Konispoli në Tropojë. Për ti përshëndetur se mijëra e mijëra kanë hyrë në Tiranë sot paradite dhe gjatë pasdites. Por edhe të tjerët të lënë çdo gjë e të nisen drejt Tiranës.

Të trokasin kurdo që të vijnë në çdo derë demokrati, bujrëm mirë se të vini, nesër së bashku në protestë. Ta marrë vesh bota, se ne nuk nënshtrohemi, se ne jemi njerëz të lirë, të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin tonë dhe për ti treguar Europës dhe botës së ky regjim monist nuk ka kod tjetër përveç kodit të mafias, vjedhjes, plaçkitjes dhe të dhunës.

Ndaj dhe këto orë që na ndajnë, që presim me padurim protestën në bulevardin ‘Dëshmorët  e Kombit’. Ne nuk kërcënojmë në asnjë rast, rrethanë sigurinë e miqve që kanë ardhur në Shqipëri. Përkundrazi kërcënim mafioz për çdo gjë janë klanet e Ramës dhe vetë ai.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore2 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix2 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix2 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook