Lidhu me ne

Mix

Si të jemi të lumtur? Shkenca na jep 9 këshillat ideale

Si të jemi të lumtur? Shkenca na jep 9 formulat ideale

Si të jemi të lumtur? Shkenca na jep 9 këshillat ideale

Psikologët më me emër në fushën e psikologjisë sugjerojnë 9 formulat për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe për t’u ndjerë më të lumtur.

Sipas disa studimeve nëse keni disa miq të ngushtë, një familje të madhe e me dashuri, apo lidhje të forta me komunitetin, ju jeni më të lumtur. Babai i psikologjisë pozitive Martin Selingman ka nxjerrë teorinë se ndërsa 60 për qind e lumturisë përcaktohet nga gjenet tona dhe nga mjedisi, 40 për qindëshi i mbetur është në dorën tonë.

Kjo formulë ka joshur edhe një tjetër psikolog të njohur, Filip Zimbardo, i cili këtë formulë e ka përfshirë në librin e tij “The time paradox”. Të dy psikologët bien dakord se në qoftë se të lindurit përsëri dhe të marrit gjene të reja është e pamundur, në vend të kësaj ju mund të punoni në atë 40 për qind që është në dorën tuaj për të qenë i lumtur. Shkenca sugjeron të paktën 5 rrugë.

Kaloni (të paktën) 20 minuta në ditë jashtë – Sipas një sërë studimesh të publikuara në vitin 2010 nga Journal of Environmental Psychology , dalja në natyrë jo vetëm që na ndihmon për të pasur një humor të mirë, por edhe na përmirëson kujtesën. Gjatë këtyre daljeve na bëjnë mirë veçanërisht rrezet e diellit, edhe në një ditë me re dhe ajër të freskët.

Përpiquni të jenë të lumtur – Dy studime të publikuara në Journal of Positive Psychology kanë konfirmuar se kur njerëzit në mënyrë aktive kërkojnë të jenë të lumtur dhe përpiqet të përmirësojnë gjendjen e tyre shpirtërore, ata ndihen më të lumtur se personat që nuk e bëjnë këtë gjë. Në një prej studimeve, pjesëmarrësit kanë dëgjuar një gamë këngësh të gëzuara gjatë dy javëve. Atyre që iu ishte kërkuar të përqendroheshin në lumturinë e tyre, shënuan një përmirësim në gjendjen shpirtërore në krahasim me ata që u ishte kërkuar vetëm të përqendroheshin në muzikë. 3.

Zbuloni pikat e forta dhe përpiquni t’i përdorni ato – Libri The Happiness Advantage i Shawn Akor-it, psikolog në Harvard, raporton një eksperiment me mbi 577 vullnetarë, të cilët janë ftuar të zgjidhni një nga pikat e forta të tyre dhe t’i përdorin ato në një mënyrë të re çdo ditë për një javë rresht. Rezultati ishte i pritshëm. Në fund pjesëmarrësit në eksperiment janë ndjerë shumë më të lumtur dhe më pak të stresuar se grupi i kontrollit. Kjo nuk është e gjitha: avantazhet e kësaj mënyre jetese zgjatën edhe pas përfundimit të eksperimentit: niveli i tyre i lumturisë ka mbetur kështu për një muaj të tërë.

Bëni rregullisht ushtrime fizike – Ushtrimet fizike bëjnë që në tru të çlirohet endofinë, e cila përmirëson gjendjen shpirtërore. Nëse stërvitja është e qetë, gjendja shpirtërore pozitive shtrihet edhe në ditët në vijim. Kjo është konfirmuar nga kërkimet në Universitetin e Bristolit.

Jepini një kuptim jetës suaj – Hulumtuesit në Universitetit Tohoku në Japoni kanë bërë një studim shtatë-vjeçar ku mbi 43.000 e të rriturve të moshës mes 40 dhe 79 vjet janë pyetur në qoftë se ata kishin ikigai (një fjalë japoneze që do të thotë “rrugë e jetës”). Pas kësaj pyetjeje studiuesit kanë monitoruar gjendjen e shëndetit të pjesëmarrësve në eksperiment. 95 për qind e të anketuarve të cilët kanë raportuar se kanë dhënë një kuptim të jetës së tyre ishin të gjallë shtatë vjet pas hetimeve paraprake kurse rreth 83 për qind e atyre që nuk kishin raportuar ndonjë arsye të mirë për të jetuar nuk jetonin më. Mungesa e “rrugës së jetës”, sipas studiuesve, është e lidhur sidomos me vdekje për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

Qëndroni në shoqëri të hareshme pasi lumturia është ngjitëse – Kush mendon se miqtë na ndihmojnë vetëm për të kaluar një pasdite të këndshme e ka gabim. Studiuesit e fushës së psikologjisë janë shprehur se miqtë janë një faktor shumë i rëndësishëm në lumturinë tonë. Sipas këtyre studimeve lumturia është ngjitëse prandaj bëjmë mirë të zgjedhim shoqëri të hareshme. Po sipas këtyre studimeve edhe puna vullnetare ndikon në gjendjen tonë shpirtërore duke ulur shanset e depresionit. Studiuesit japin tre këshilla për të rritur lumturinë:

Kaloni kohë me persona të lumtur…ose me miqtë e tyre – Sipas një studimi të publikuar në statistikat e mjekësisë nga Universiteti i Harvardit dhe Universiteti i Kalifornisë, lumturia është ngjitëse. Studiuesit zbuluan se kur një person bëhet i lumtur, një mik i cili jeton në afërsi të tij ka një probabilitet prej 25 për qind për të bërë edhe ai i lumtur. Bashkëshortja e personit të lumtur ka një rritje prej 8 për qind për të qenë e lumtur, dhe fqinjët kanë një probabilitet prej 34 për qind. Por, nuk mbaron këtu: studiuesit kanë kryer një rishikim të studimeve të mëparshme, dhe kanë gjetur se marrëdhëniet e caktuara janë më të prekura nga lumturia, në nderim të një teorie të quajtur “teoria e ngjitjes sociale” ose “tre gradët e ndikimit”. Sipas kësaj teorie kur një person është i lumtur, efekti mund të përhapet në tre gradë, deri te miqtë e shokët.

Ndërtoni marrëdhënie të forta sociale – Nëse ju keni disa miq të ngushtë, një familje të madhe e me dashuri, apo lidhje të forta me komunitetin, ju jeni më të lumtur. Në mesin e shumë studiuesve që e konfirmojnë këtë, është edhe psikologu Shawn Akorit. Në studimin që realizoi në mes të 1.600 studentëve të Harvardit, ai tregoi se mbështetja sociale është një burim i lumturisë dhe se faktorë të tillë ndikojnë më shumë se të ardhurat e familjes, rezultatet në kolegj, mosha, gjinia ose përkatësia etnike.

Kujdesuni për të tjerët – Njerëzit të cilët kalojnë kohë çdo muaj për të ndihmuar të tjerët (ky kujdes mund të jetë për një kafshë, për njerëz të tjerë ose për mjedisin) janë më të lumtur. Një kërkim i doktoreshës Suzanne Richards në Universitetin e Exeter Medical School, Britania e Madhe, shqyrtoi 40 studime në 20 vitet e fundit për të zbuluar një lidhje mes vullnetarizmit dhe shëndetit, duke vënë në dukje se personat që punojnë si vullnetarë janë më pak të lidhur me rastet e depresionit. Duke mos qenë në depresion shëndeti shpirtëror, mendor dhe fizik i tyre është më i mirë duke ulur kështu rastet e vdekjeve.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook