Lidhu me ne

Mix

Sekretet e një martese të lumtur

8 Keys for a Successful and Healthy Marriage

Ka nga ato çifte, që pas 10-15 vitesh martesë ia kanë dalë të qëndrojnë bashkë, të lumtur e të kënaqur. Po cili është çelësi për një martesë të lumtur? Kemi përzgjedhur disa këshilla, të cilat ndihmojnë që martesa juaj të zgjasë sa vetë jeta…

Jini vetvetja në fillim të marrëdhënies

Nëse e filloni marrëdhënien me një prezantim jo real të vetes, çfarë do të ndodhë kur e vërteta të dalë në pah? Jini vetvetja që ditën e parë, në mënyrë që partneri t’ju pranojë dhe t’ju dashurojë për atë që jeni, jo për atë që beson se jeni.

Ushtroni ndjenjën e humorit

Një ndjenjë e fortë humori është i nevojshëm për të pasur një martesë të lumtur. Mundohuni të nxirrni në pah humorin edhe në situatat e pakënaqshme. Do t’ju ndihmojë të kaloni momentet të vështira.

Falni, falni, falni

Falja është fjala më e rëndësishme për një martesë të shëndoshë. Keni ndërtuar marrëdhënien bazuar te besimi. Mos supozoni se partneri i bën gjërat me qëllimin e vetëm për t’ju mërzitur. Ndoshta vetëm nuk e kupton se gjërat që bën ju bezdisin. Bëjini të ditur se çfarë ju bezdis, pa menduar keq për të. Kur të sqaroheni,
lërini kohë partnerit që të korrigjojë veten.

Mos u inatosni për vogëlima

Pyesni veten, a ia vlen të grindeni për çikërrima? Ka vepruar gabim apo ju do ta bënit ndryshe? Le të ketë diferenca mes jush pa i kthyer në çështje të rëndësishme. Nëse diçka ju bezdis me të vërtetë, flisni pa e akuzuar dhe dilni në krye të bashkëbisedimit pa u grindur.

 Ndani përgjegjësitë

Nëse të dy punoni 80 orë në javë, përse duhet të jeni ju ajo që duhet edhe të gatuani, edhe të pastroni? Gjeni së bashku punë që të dyve ju shkojnë për shtat, për shembull
larja e enëve apo hedhja e mbeturinave në kosh. Gjeni mënyra për të krijuar një rutinë ku të përfshiheni të dy në punët e shtëpisë. Nëse ju lani enët, partneri i fshin. Kjo gjë
do të evitojë sindromën “e shtëpiakes që dërdëllit” nëpër shtëpi. Kini parasysh se së bashku duhet të jetoni për gjithë jetën (deri sa vdekja t’ju ndajë), ndaj kursejeni veten
për të ardhmen. Nuk do të përmbyset bota, nëse nuk i lan të gjitha rrobat brenda një dite.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar9 orë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix9 orë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport15 orë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix16 orë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar16 orë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar16 orë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore16 orë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore2 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar2 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook