Lidhu me ne

Radar

Atë grusht mizor e ndjej në fytyrën time

Atë grusht mizor e ndjej në fytyrën time

Zija ÇELA

U tha se për herë të parë Brukseli bënte një samit jashtë territorit të Europës së Bashkuar. Dhe për këtë u zgjodh Tirana. Sa bukur, o Zot, sa bukur! Por kjo ditë na erdhi me një paralele, që gjithashtu ndodhte për herë të parë në Tiranë. E shprehur qartë për vlerat e samitit dhe mikpritjen e personaliteteve të larta, opozita e bashkuar organizonte njëkohësisht një protestë politike kundër mënyrës së qeverisjes. Sado në dukje paradoksale, protesta ishte një shfaqje e pazakontë e europianizimit të opinionit tonë publik, pjekurisë për Të Drejtat. Ndaj gjeti miratim ndërkombëtar. Sa bukur, o Zot, sa bukur!

Po, fatlume dita, nëse nuk do të përlyehej. Sepse, kushedi përse, ne sikur na i vret sytë E Bukura dhe jemi mësuar ose ta dhjesim, ose ta vrasim.
U tha se pikërisht për transfertën territoriale, ky samit do të hyjë në Historinë Politike të Europës. E pra edhe Tirana. Sa mirë, o Zot, sa mirë!
Por nuk u tha se po atë ditë, një njollë e zezë, e pashlyeshme në përmbajtjen kriminale, hyri në Historinë Politike të Shqipërisë. Dhunohet fizikisht lideri i opozitës, lideri që ka qindramijëra ndjekës, protagonisti historik i zhvillimeve tridhjetë e dy vjeçare, mbajtës i funksioneve më të larta shtetërore, politikani më afatgjatë dhe më i moshuari tashmë. Sa turp, o Zot, sa turp! Dhe sa ogurzezë gjithashtu. Tronditje pati brenda dhe jashtë, por domethënia e plotë e këtij akti ende nuk është shkoqitur.

Kam qenë kritik qysh herët ndaj zotit Berisha në gazeta e televizione, sa herë nuk jam pajtuar me qëndrimet e tij. Në një rast dhune, kur u burgosën gazetarë të “Koha jonë”, më kujtohet si u shpreha në shtyp. Pasi i përmendja gazetarët emër për emër, shtoja menjëherë: “Edhe unë ndjehem me pranga në duar, përderisa….”
Por sot atë grusht mizor e ndjej në fytyrën time. Më dhëmb dhe e vuaj shpirtërisht, sepse gjithçka mizore është dhe rrëqethëse. E kështu do të shprehesha edhe po t’i ndodhte çdo pale, jo vetëm kryetarit të PD-së, jo vetëm kryetarit të PS-së, por edhe rangjeve të tjera, bie fjala, deputetëve Balla apo Alibeaj.
Sa për të tjerat, ato të ndërgjegjes njerëzore, shëëttt!… Në vende të çuditshme, ku rrihen pleqtë, çdo uratë është kthyer në baltë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook