Lidhu me ne

Mix

Djegie dhe bezdisje gjatë urinimit? Shkaqet, rreziqet dhe trajtimi

Ndjesia e djegies teksa urinoni është një simptomë e shpeshtë që prek si meshkujt dhe femrat dhe përgjithësisht tregon një problem të aparatit uro-gjenital.

Shkaqet janë të shumta që shkaktojnë këtë simptomë, mes të cilave me frekuencë të shpeshtë dallojmë:

Infeksionet urinare apo gjenitale,
Kushtet e imuno-depresionit
Gjendja e shtatzënisë.

Djegia gjatë urinimit shpesh shoqërohet edhe me simptoma të tjera:

Të vjella
Acarim
Hematuria (gjak me urinë)
Disuria (prodhim i vështirë i urinës)
Dhe emision i dhimbshëm

Analiza në prani apo jo të secilës prej simptomave të mësipërme mund të ndihmojë mjekun të formulojë diagnozën, që çon në konfirmim përmes analizave të tjera:
Analizës së gjakut
Analizës së urinës dhe urino-kultura
Ekografia

Në momentin që diagnoza konfirmohet, në bazë të saj jepen një sërë të dhënash për zgjidhjen e problemit, për shembull:

Higjiena personale
Pini shumë ujë (të paktën 2 litra në ditë)
Ilaçe antibiotike dhe/ose dezinfektues urinar.

Djegia në pjesën më të madhe të rasteve zhduket në mënyrë spontante ose pas terapisë.

SHKAQET

Djegia gjatë urinimit është një simptomë e shpeshtë, ndodh më shumë tek femrat se meshkujt për arsye anatomike, pasi organizmi i gruas ka një uretër më të shkurtër krahasuar me atë të mashkullit dhe një afërsi me vaginën, prej së cilës agjentë të ndryshëm patogjenë mund të ngjiten përmes uretrës duke shkaktuar infeksion.

Djegia gjatë urinimit mund të shfaqet dhe tek fëmijët me një incidencë të madhe që nga lindja e deri në fazën e parapubertetit.

Shkaqet janë të shumta por më poshtë do të shohim ato kryesoret

Infeksionet e rrugëve urinare

Shumë më të shpeshta tek femrat e bëhet fjalë për infeksionin e uretrës ose të fshikëzës së urinës. Agjentët patogjenë përgjegjës janë E. Coli, Citomegalovirus dhe Herpes Simplex e Tipit II.

Ky lloj infeksioni nuk duhet nënvlerësuar kurrë pasi agjentët patogjenë janë në gjendje të ngjiten përgjatë traktit urinar dhe të arrijnë veshkat. Infeksioni në nivelin e veshkave është pielonefriti, dhe është më i rëndë.

Sëmundje seksualisht të transmetueshme
Në të shkuarën por dhe sot në shumë vende me pak zhvillim sëmundjet seksualisht të transmetueshem shoqërohen me djegie, prodhim të turbullt të urinës dhe dhimbje.

Ndër më të shpeshta janë gonorre, herpesi gjenital, infeksioni i klamidisë dhe sifilizi.

Gurët në veshka

Prania e gurëve në nivelin e legenit, veshkave, uretrës dhe fshikëzës provokon gjithashtu infeksionin urinar që shoqërohet krahas djegies së urinës edhe me dhimbje që vjen nga zona lumbosakrale tek ijet dhe hematuria (prani të gjakut në urinë.)

Prostatiti dhe kanceri i prostatës

Tek meshkujt prostatiti dhe tumori i prostatës (çrregullime të ndryshme dhe jo të lidhura me njëra-tjetrën) mund të jenë ndër shkaqet që shkakton djegie, sidomos tek personat mbi 50 vjeç.

Patologjia në nivelin e prostatës çon në ngushtim të uretrës e për pasojë krijon mundësinë e një infeksioni të rrugëve urinare.

Vaginiti
Tek femrat ky infeksion provokohet nga bakteret apo myku si Candida. Krahas simptomave të mësipërme ka sekrecione vaginale të bardha dhe me erë të keqe, dhe kruarje. (Vijon poshte fotos)

Faktorët e rrezikut

Gjinia femërore për arsye anatomike që përmendëm
Diabeti, që rrit rrezikun e infeksioneve dhe dobëson mbrojtjen imunitare.
Hiperplazia beninje e prostatës, e shpeshtë tek burrat pas të 50-tave.
Gurët e veshkave dhe stenoza të tjera në nivelin e traktit urinar.
Prania e kateterit urinar, një pajisje që rrit ndjeshëm rrezikun e infeksioneve.

DIAGNOZA

Djegia gjatë urinimit është vetëm një nga simptomat që tregon për një patologji që është shkaku. Mjeku e nis me anamnezën dhe analizat. Ai do të pyesë pacientin për simptomat, shfaqjen dhe ashpërsinë e tyre. Në mënyrë specifike për djegien do të kërkojë:
Nëse u shfaq gradualisht apo papritur
Nëse është djegia më e rëndë në fillim apo kur mbaron urinimin
Nëse është hera e parë që shfaqet apo ka ndodhur në të shkuarën
Nëse shoqërohet nga simptoma të tjera si dhimbja, hematuria, temperatura dhe shqetësie të tjera të urinimit.
Nëse ka prani sekrecionesh
Nëse së fundmi ka bërë ndërhyrje kirurgjikale apo procedura të tjera invazive ku mes të tjerash është vendosur dhe një karteter.

Kur të mbarojë këtë fazë mjeku munbd tju kërkojë këto analiza:

Analizat hematokimike (të kimisë së gjakut):prania e një infeksioni tregohet nga:
Leukocitet (rritja e numrit të rruazave të bardha)

Rritje të PCR-së dhe të Shpejtësisë së Eritro- sendimentimit (ESR)

Ekzaminimin fiziko-kimik të urinës
Kulturën e urinës (për kërkimin e baktereve në urinë) bashkë me antibiotikogramën (metoda që vlerëson ndjeshmërinë e baktereve me një antibiotik të caktuar, themelore për të përcaktuar trajtimin e duhur)
Ekografia: ekzaminimi që tregon pjesën më të madhe të aparatit urinar, e rëndësishme për të zbuluar për shembull nëse ka gurë në veshka.

TRAJTIMI

Trajtimi është i llojit etiologjik, pra synon heqjen e shkakut. Në rastin e infeksioneve të rrugëve urinare në bazë të urinës së kulturës dhe antibiotikogramës bëhet terapia me ilaçe në bazë të antibiotikut antiinflamator.

Përgjithësisht e nevojshme në rastin e djegieve gjatë urinimit duhet pirë patjetër shumë ujë, duke arritur në 2 litra në ditë.

PARANDALIMI

Për të ulur rrezikun e infeksionit të traktit urinar e për pasojë djegia gjatë urinimit, këshillohet të:

Shmangni ushqimet me sheqer apo pikante që favorizojnë përhapjen e baktereve.
Shmangni alkoolin dhe kafeinën
Hidratohuni në mënyrë korekte, sidomos në stinët e nxehta e të thata
Me gjykimin e urologut kontrolloni rregullisht PSA-në (antigjenin prostatik specifik) tek burrat pas të 50-tave.
Mbani një higjienë të kujdesshme personale.

/ MeMjekun.com

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix19 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix19 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix19 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix20 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook