Lidhu me ne

Radar

Inceneratorët: Veliaj kundër Ahmetajt!

Porosia” e Edi Ramës dhe kreut të SPAK që parlajmëron arrestime në radhët e  rilindësave : A e pret burgu Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj? - KRYEFJALA

Inceneratorët: Veliaj kundër Ahmetaj!

Nga Jamarbër Malltezi

Këto ditë po shohim dorën e ngrohtë të lali lekut duke ia ngec tigrit. Afera e inceneratorëve nuk është vjedhje e MIJERA € për hotele. Kjo ishte e planifikuar si mega-afere për vjedhje qindra MILJONA € duke filluar qysh nga injorimi i strategjisë dhe planit të veprimit për mbetjet, shpalljen e dirigjuar dhe në njoftim të KLODERAVE të emergjencave mjedisore për plehrat në Elbasan e më pas edhe në qytetet e tjera, shpërfilljen e qëndrimit të APP që i njoftoi se procedura nuk është e ligjshme, kinse kalimin e 9 procedurave dhe 17 firmave nga institucione të ndryshme brenda ditës, dhënie bonusi 8 pikë për një kompani që nuk ekzistonte asokohe por që u krijua 8 muaj pasi mori bonusin, futjen e klauzolave të tipit “Pamundësia e ndërprerjes së kontratës edhe kur nuk plotëson pikat e kontratës”, etj. Të gjitha këto nuk i kish në dorë Ahmetaj por Rama dhe Agaçi!

Pastaj mega-afera me ‘Sharrën’ frikësoi edhe vetë tigrin që nuk e pranoi dhe e nxorrën nga skema se përfshinë lali lekun. Pa respektuar ligjin që duhej mbi 2 muaj tender ndërkombëtar, i firmosen Zotos 128 miljon € veç për ndërtimin e inceneratorit që ende nuk ka as themelet! Perveç kësaj landfilli publik iu bë ‘dhoro’ sekser-Zotos dhe po i paguajnë qysh prej 3 vitesh 29 € për ton ndërkohë që sipas vetë kontratës korruptive kjo pagesë do ishte për incenerim jo për depozitim në landfillin ekzistues!!!

SPAK kos po ha.

Sekser-Zotos i dhanë edhe riciklimin e mbetjeve dhe policët bashkiakë ruajnë koshat e plehrave që mos i marrë njeri materialin riciklues sekserit të Rama-Veliajt.

Sekser-Zotos i dhanë edhe monopolin e mbetjeve të ndërtimit!

Sekser-Zotos i dhanë edhe monopolin e depozitimit të dherave që nuk janë mbetje fare! Edhe nëse një kompani ndërtimi ka 2 kantiere dhe i duhet të heqë ca dhe nga kantieri 1 për ta çuar tek kantieri 2 nuk guxon ta bëje direkt se policët e ‘lali lekut’ e ruajnë që të paguajë 2 herë tek sekser-Zoto: një herë për depozitim dheu dhe një herë për marrje të dheut të vet ndofta pa shkarkuar fare kamionin!!!

Ish ministri Klosi u shkarkua se guxoi të jepte edhe disa licensa të tjera për depozitim dheu! Kush guxon të levizë monopolin e Rama-Veliajt?

Ahmetaj ishte kyç për aferën e inceneratorëve për Elbasanin dhe Fierin, por asnjë nga këto krimet e mësipërme nuk i bënte dot Ahmetaj! Këto janë krime direkte të Rama-Agaçit dhe për Tiranën të Veliajt!

Prandaj kur të na dalin kukullat e Soros në foto me Veliajn duke lavdëruar reformën në drejtësi, të paktën të kapim hundët me dorë. Era e qelbur e korrupsionit të inceneratorëve duket është bërë normale për mushkrit e atyre që vjedhin paratë e shqiptarëve. Por të paktën ti tregojmë me një gjest që nuk mundet të na marrin për budallenj.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar2 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar2 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix2 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix1 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook