Lidhu me ne

Radar

Hakerat sulmojnë dy banka të nivelit të dytë në Shqipëri

Hakerat sulmojnë dy banka të nivelit të dytë në Shqipëri

Eksperti i IT-së, Genti Progni ka deklaruar se dy banka të nivelit të dytë në Shqipëri, prej dy ditësh kanë rënë pre e sulmit kibernetik të hackerave.

Përmes një statusi në Facebook, Progni deklaron se askush nuk ka dhënë detaje pse shërbimi i tyre e-banking nuk po funksionon, ndërsa shton se bankat në fjalë po mundohen të justifikohen duke e quajtur si problem teknik.

Ndonëse në status eksperti i IT nuk ka deklaruar se kush janë banka e hackuara, për shkak të komenteve nga qytetarët në panik, Progni deklaron se bankat që dyshohet se kanë rënë pre e sulmit janë Credins Bank dhe Intesa.

Sot/dje ka ndodhur nje cudi shume e madhe , qe nga dita e djeshme ne oren 17:00 jane sulmuar dy banka te nivelit te dyte , sot gjate dites nje prej isp me te medha ne dijenine time ndoshta dhe me shume ka pasur nje reset ne mase te ruter . Askush nuk jep detaje , bankat edhe pse akoma sherbimi i tyre e-banking nuk eshte kthyer po mundohen ta quajne problem teknik . Nuk mund te kalohet cdo gje pa raportuar e diskutuar sepse neser do jeni perballe nje sulmi me te madh! Nuk ju ndihmon fahehja e probleme! Do perfundoni si AKSHI, sna kane marre asgje , por nderkohe i kemi te gjitha SHESHIT! “, deklaron Progni.

Nga ana tjetër të njëjtin shqetësim me Prognin ka ndarë eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ku deklaron me nota ironie se gjatë një komunikimi që kishte zhvilluar me një përfaqësues të lartë të njërës prej bankave, ishte njoftuar se përpjekja për hackerim “kishte dështuar me sukses”.

Komunikova sot me një person në nivele të larta në njërën prej këtyre bankave. Pranoi parimisht tentativën e fortë të hakerimit, por që kishte dështuar me sukses. Të shohim sa larg dëmeve të mëdha do na mbajë sinqeriteti i këtij komunikim”, shkruan Karamuço.

Ndërkohë nuk ka ende një reagim zyrtar, por gjatë ditës së djeshme është vënë re që ka pasur një fluks fluks qytetarësh nëpër sportelet e këtyre bankave.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix21 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix21 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix21 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix21 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix21 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix21 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix21 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar22 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook