Lidhu me ne

Kryesore

Afera 420 milionë euro e Inceneratorëve. Pas skemës mafioze janë Rama, Ahmetaj, Agaçi dhe Veliaj

Afera 420 milionë euro e Inceneratorëve, Berisha: Pas skemës mafioze janë Rama, Ahmetaj, Agaçi dhe Veliaj

Kryetari i PD, Sali Berisha foli mbrëmë në Kuvend për aferën 420 milion euro të inceneratorëve. Berisha tha se, vjedhja është evidente ndërsa ngarkoi me përgjegjësi Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Engjëll Agaçin dhe Erion Veliajn.

Në rrjedhë kronologjike Berisha shpjegoi në mënyrë të detajuar si u zhvatën miliona euro nga taksapaguesit shqiptarë dhe përfunduan në xhepat e zyrtarëve.

Pjesë nga fjala në Kuvend

“Të akuzosh një njeri për vjedhje është gjë e rëndë, ta kemi të qartë. Por e vërteta është, se në aferë 420 milionëshe, njeriu i parë, kryesor i asaj aferës së tmerrshme të vjedhjes së qindra milionë eurove, ka emrin Edi Rama, dhe pse të dashur qytetarë?

Ua thotë këtë një ish-Kryeministër. Një ish-Kryeministër, nqs do që të funksionojë në interesin tuaj më të mirë e ka të thjeshtë. Zbaton ligjin, nuk bën asgjë tjetër, vetëm zbaton ligjin. E para, alfa.

Çfarë ka bërë Z.Rama në aferën e inceneratorëve? Ua them unë.

Pasi Ministri i Mjedisit i ka dërguar shkresë Agjencisë Kombëtare të Prokurimeve Publike, për t’i kaluar zyrtarisht mendim dhe autorizim për të përdorur formën negociatë e mbyllur në rastin e djegësve, drejtori Edmond Ahmeti i kthen përgjigje të prerë që kjo formë nuk ekziston në ligj. Nuk ekziston.

I dërgohet shkresa e dytë në 2014, përsëri, po në nëntor, Edmond Ahmeti kthen të njëjtën përgjigje: Kjo praktikë e mbyllur në ligjin shqiptar nuk ekziston dhe ka vetëm tri forma. Këtë shkresë ia dërgon, jo vetëm Kokës, por ia dërgon Agaçios, Sekretarit të Përgjithshëm.
Njeriu përgjegjës direkt që ka departamentin e juridikëve, që ka edhe departamentet e tjera për ligjshmërinë e akteve të qeverisë.

Por Edi Rama, pavarësisht nga ky vendim i Agjencisë së Prokurorimeve, firmos për kontratën me negociatë të mbyllur. Një Kryeministër kurrë nuk mund ta bënte këtë nqs nuk ishte kompania e tij, kurrë.

Së dyti, pse Edi Rama është kryesor? Se është kundërshtari im? Jo, jo… Ua them i unë ju.

Lefter Koka nuk kishte një qindarkë në buxhetin e ministrisë. Ai s’mund të merrte asnjl qindarkë nga asnjë ministri, nuk lejohet është ligj! Buxheti votohet këtu me zëra e nën zëra. Në buxhet ka një fond. Fondi i Emergjencës së Këshillit të Ministrave. Fondi rezervë. Atë fond nuk ka njeri në botë që mund ta prekë përveç Kryeministrit dhe Ministrit të Financave, asnjl njeri tjetër.

Edi Rama, jo vetëm që firmosi pëd të shkelmuar ligjet te vendit, por ai vuri në funksion tfë djegësave për të vjedhur fondin rezervë të Këshilit të Ministrave. Ku ndodh kji? Më thoni ju mua? Këtu flitet për holandezë, italianë e të gjithë këta.

Ore, të gjithë ata janë emra të vërtetë, por e vërteta është që pronarët e sipërmarrjes janë Edi Rama, i pari. Se kurrë ndonjëherë një kryeministër nuk mund të firmosë në këtë mënyrë.

U morën paratë rezervë të Këshillit të Ministrave u përdorën për t’u vjedhur në inceneratorë. Sa kushtoi inceneratori i parë? Kushtoi 12 milionë euro. Sa u dhanë? 21 milionë euro.

Shkojmë më tutje. Ku është Edi Rama? Se ju keni dëgjuar ata italianët, pensionistat, këto janë të gjitha të skemës mafioze të këtyre për të fshehur paratë e tyre. Autorët e vërtetë janë Edi Rama, Engjëll Agaçi, Arben Ahmeti dhe Erion Veliaj. Këta janë. Po pse?

Ja ku është kjo zonja këtu. Kjo i ka bërë një shërbim vendit. Pasi u mor Elbasani, tani do na merrej Tirana. Tirana ishte shumëfishi i Elbasanit. Elbasani ishte 20 e ca milionë. Tirana shkonte 100 e ca milionë. Dhe Edi Rama me Arben Abmetin nëpërmjet agjentit të tyre Zoto, sesi quhet, ata janl punonjës krejt të tyrët. Bën kërkesë që të marrë bonus 8% për djegësin e Tiranës, e bën kërkesën në nëtor të vitit 2016. Rastis njlsoj si Edmond Ahmeti, që i gjëmon ligjit dhe unë e përgëzoj. Rastis edhe kjo zonja që ishte hetuese prokurore edhe me maninë për të kontrolluar. Kontrollon kompaninë e energjisë, nuk gjen kund. Në snjë defter, në asnjë rregjistër, as kurrkund në Shqipëri, përveç se në zyrën e Edi Ramës.

O qytetar, a nuk është kjo një vjedhje? Çfarë dokumentash duhet të faktojnë lidhjen dhe zonja i bën shkresë se ishte ministër për Parlamentin dh thotë: Kjo kompani nuk ekziston kurrë. Thjesht, dhe pavarësisht nga shkresa e saj, kompania ekzistonte se ishte e tyre.

Pavarësisht nga shkresa e saj, më datën 7 dhjetor vendosi t’i japi kompanisë Intergrated Energy bonusin 8%. Ajo nuk ekzistonte kurrkund! Më datën 31 gusht të 2017 kompania fiton tenderin dhe rregjistrohet. Na thuaj pak o zoti Rama. Për cilën kompani ti mund të veproje në këtë mënyrë, përveçse kompaninë tënde? Për asnjë kompani tjetër s’mnd të veproje në këtë mënyrë.

Të zbresim pak te Erion Veliaj. A vodhi Erion Veliaj? Hajdut me çizme. Firmosi dokumenta në emër të Këshillit, pa u mbledh Këshilli. Firmosi emra në ,emër të qarkut pa u mbledh qarku. U merr sot qytetarëve tarifën 28 euro për ton për plehra, në një kohë kur ajo është vetëm tarifë e djegies plehrave, dhe nuk digjet asnjë kg pleh.

Këta janë korpus. Dhe dy fjalë tjera iku ai. Po çështja e atij, Amant Josifit. A e dini ju që në kompaninë Pegaso të komunikacionit ai është ortak me dokumeta me Olsi Ramën, a e dini ju? A e dini këtë punë? E dinë të gjithë!

Shko merreni dhe shiheni!

Pra, Amant Josifi, këshilltari i Olta Xhaçkës. Ku është kjo, ka ikur. Shuma përrallore me bitcoin vjedhja, s’është gjë Forex, as kjo tjetra. Janë 2.2 miliardë dhe cili është rezultati. Ikën Gledis Nano, nuk lejohet ish-shefi i SHIK-ut të marrë detyrën pas kthimit nga Amerika se spiunon.

Cilinështë rezultati? SPAK-u i partisë. SKAPI i partisë. Nuk heton.

E mbyll me vrap aferën e Fierit duke mos kapur lokalisht Subashin. Shko merreni. Asnjë dokument nuk është valid po nuk kaloi nga bashkia. Çdo dokument i falsifikimit të çmimeve është produkt i bashkisë.

Ai këndon me këtë këtu Ciao Bella, ciao se ia hodhëm SKAP-it dhe tallen, arrestuam kaq dhe aq.
Vjedhja është evidente, sipërmarrja është e Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Engjëll Agaçit, Erjon Velisë. Me asgjë nuk mund të fshihet kjo. Implikimi i Olsi Ramës është ortakëri. Implikimi me Olta Xhaçkën është ortakëri. Këto janë realitete.

Pse dilni ju si qeveri nga një akt mafioz në tjetrin, dhe nga një aferë korruptive në tjetrën? A e kuptoni se çfarë vështirësie është të jesh në Parlament me ju?

Prandaj i thuaj zonjës Xhaçka të mos ikë. Ai nxin, nxin me mungesën e tij”.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix16 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix16 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix16 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix16 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix16 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook