Lidhu me ne

Radar

Sa herë e ka kapërcyer ylberin Shemsi Prençi?

Sa herë e ka kapërcyer ylberin Shemsi Prençi?

Dje Shemsi Prençin e pamë të shfaqej në një takim të Enkelejd Alibeajt, me grupin e përçarësve të Partisë Demokratike dhe të atyre që kanë rrëmbyer vulën.

Një pakicë e keqpërdorur nga kryeministri që tashmë po bën pazare me vende pune, në marrëdhënie me amerikanët, me lloj-lloj gënjeshtrash, duke marrë peng një pjesë të opozitës.Sa herë e ka kapërcyer ylberin Shemsi Prençi?Shemsi Prençi gjatë nje takimi në Kamëz me Enkelejd Alibeajn

Sot do të shikojmë një nga emrat më spektakolarë të kapërcimit të ylberit në politikë. Ai është Shemsi Prençi.

Demokrat në vitet e tij të para, me ardhjen e PD-së, në pushtet bëhet drejtor i rëndësishëm policie, në Korçë e Drejtori qendrore të policisë, dhe më pas largohet.

Sa herë e ka kapërcyer ylberin Shemsi Prençi?

Largohet sepse nuk pranon të zbatojë ligjin për të ndërhyrë në Kamëz, kur gjatë një proteste të paligjshme bllokohet ura që të çon në aksin kryesor drejt veriut të vendit.

Nuk iku për moral, iku për politikë. Më pas bashkohet me socialistët. Qëndron në mandatin e Ramës, drejtor i emergjencave civile.Sa herë e ka kapërcyer ylberin Shemsi Prençi?Shemsi Prençi dhe kryeministri Edi Rama

Largohet nga PS-ja dhe kalon me LSI-në.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte një nga mbështetësit kryesorë të Ilir Metës.Sa herë e ka kapërcyer ylberin Shemsi Prençi?Shemsi Prençi dhe Ilir Meta

Para pak javësh u shfaq si kandidat kryesor i opozitës për Bashkinë e Kamzës.

Garoi në Primare, humbi turpshëm dhe së fundmi është shfaqur në krah të Enkelejd Alibeajt.Sa herë e ka kapërcyer ylberin Shemsi Prençi?Shemsi Prençi në fushatën e Primareve

Kapërcime të ylberit sa te PD-ja, sa te PS-ja, te LSI-ja, te Berisha, tek Alibeaj thjesht dhe vetëm për interes, o bëhem unë, o s’ka.

Është i papërsëritshëm rasti i Shemsi Prençit, në mënyrën se si ai e kapërcen ylberin, shkon sa këtu e sa atje dhe kthehet sërish diku tjetër, vetëm e vetëm për të marrë një ofiq.

Tani po i shërben Enkelejd Alibeajt, i cili e përdori te Primaret për të ngritur një zallamahi, sikur kishte probleme me zgjedhjet në Kamëz.

Kandidoi jo për të fituar, kandidoi për t’i prishur zgjedhjet.

Koha nuk vonoi dhe e tregoi. Shemsi Prençi shkon pas Alibeajt, me shpresën se mund të jetë kandidat i këtij të fundit në ndonjë bashki.

Kapërcimet e ylberit janë të zakonshme në politikë, por Prençi është nga më spektakolarët dhe më të pabesueshmit se si kalon nga një krah në tjetrin, nga një ekstrem në tjetrin dhe në fund prej disa kohësh, mesa duket, të gjithë e kanë kuptuar, nuk i japin më asgjë.

/CNA.al

MË TEPËR

Kryesore9 orë më herët

Sali Berisha e vrau opozitën

Nga Andi Bushati Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm...

Mix1 ditë më herët

10 vendet më të bukura që mbrohen nga UNESCO dhe që duhen vizituar një herë në jetë!

Duhet diçka e veçantë për t’u futur në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që nga shpallja e...

Mix1 ditë më herët

Etiketat po ju mashtrojnë? Si të dalloni kollaj nëse vaji i ullirit është 100% i pastër

Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump ndjek fjalimin e Biden në avion: Shumë i keq, mezi kuptohet!

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit të Joe Biden, pas një takimi në Karolinën...

Radar1 ditë më herët

NBC News: Obama së shpejti do të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pritet që “së shpejti” të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris, për emërimin e kandidates demokrate...

Mix1 ditë më herët

Një listë me emra të rrallë dhe specialë për vajza ^.^

Nëse jeni duke kërkuar për një emër të rrallë për emrin e bebushes suaj, duhet që të kaloni nga “shtigje”...

Mix1 ditë më herët

Halle Berry nderon 20-vjetorin e Catwoman me foto tejet provokuese!

Halle Berry 57-vjeçarja ka patur rolin kryesor në filmin Catwoman të vitit 2004, dhe së fundmi me rastin e 20-vjetorit...

Mix1 ditë më herët

Selena Gomez ndan me publikun momente intime nga jetesa ne Benny Blanco!

Selena Gomez e quajti Benny Blanco “dashuria e jetës sime” në Instagram në fillim të kësaj jave, dhe tani ajo...

Mix1 ditë më herët

Brenda shtëpisë së Harry dhe Meghan në Londër!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë jetuar në Frogmore Cottage në pasurinë Windsor që kur u transferuan në SHBA...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e...

Facebook