Lidhu me ne

Mix

Elon Musk është njeriu i parë në histori që humbet 200 miliardë dollarë

Elon Musk

Sipërmarrësi dhe miliarder Elon Musk është personi i parë në histori që humbet 200 miliardë dollarë. Llogaritë e xhepit sipërmarrësit ia bën Bloomberg.

Manjati 51-vjeçar pa pasurinë e tij të tkurret në vetëm 137 miliardë dollarë të premten, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhduan trajektoren e tyre në rënie, duke u zhytur gati 70% gjatë 12 muajve të fundit.

Që nga nëntori 2021, llogaria bankare e Elon Musk përmbante 340 miliardë dollarë. Kjo do të thotë se në vetëm 13 muaj ai humbi 203 miliardë dollarë në asete. Një shumë e paimagjinueshme parash, e cila i humbi titullin e njeriut më të pasur në botë (tashmë është Bernard Arnault i LVMH).

Elon Musk, në janar 2021, u bë vetëm personi i dytë në botë, pasuria personale e të cilit i kaloi 200 miliardë dollarët (i pari ishte Jeff Bezos). Por, disa muaj më vonë – dhe konkretisht në dhjetor 2022 – ai u bë i pari (dhe i vetmi deri më sot) që arrin të humbasë të paktën 200 miliardë dollarë.

Në çdo rast, “goditja” e madhe është e lidhur pazgjidhshmërisht me aksionet e Tesla-s, e cila pësoi një tronditje të madhe në vitin 2022, me kapitalizimin e saj të tregut që u tkurr me të paktën 600 miliardë dollarë.

Duhet të theksohet se pjesa tjetër e gjigantëve të teknologjisë, si Apple, Microsoft, Amazon dhe Alphabet, shënuan humbje të një shkalle të ngjashme, e cila i atribuohet politikës së shtrënguar monetare dhe frikës për një recesion të ardhshëm.

Kompanitë e teknologjisë, në fund të fundit, shihen si më të cenueshmet ndaj perspektivës së një tkurrjeje të PBB-së, pasi vlera e tyre aktuale e tregut të aksioneve bazohet kryesisht në perspektivat e fitimeve të ardhshme.

Sa i përket Tesla-s, përveç frikës nga rënia e të ardhurave, ajo duhet të menaxhojë edhe konkurrencën në rritje, pasi gjithnjë e më shumë kompani depërtojnë në fushën e lëvizshmërisë elektrike, duke fituar pjesë të konsiderueshme të tregut.

Ndërkohë që duhet të “komandojë” të gjitha këto sfida, Musk bëri një lëvizje të pakuptueshme – për shumë njerëz, duke blerë në tetor 100% të Twitter-it për 44 miliardë dollarë. Madje ai e vuri veten në krye të kompanisë, duke vendosur të mbante “dy kunguj në të njëjtën sqetull”.

Miliarderi amerikan, për të financuar blerjen në fjalë, shkoi në një breshëri shitjesh të aksioneve të Tesla-s, në të cilën tani kontrollon 13.4% (ai zotëron edhe 42.2% të SpaceX), gjë që padyshim tronditi tregjet dhe intensifikoi likuidimet.

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix19 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix19 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet19 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore19 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix19 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix20 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar20 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix20 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal20 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook