Lidhu me ne

Mix

Cilat janë ëndrrat e përsëritura te gratë dhe kuptimi i tyre?

grate endrrat 1280x720

A keni ëndërruar ndonjëherë të njëjtën gjë pa pushim dhe keni pyetur veten se cili ishte kuptimi i asaj ëndrre? Ëndrrat e përsëritura janë shumë të zakonshme dhe absolutisht normale për shumicën e njerëzve. Megjithatë, ndonjëherë ato mund të jenë mjaft të çuditshme. Megjithëse ëndrrat e përsëritura mund të jenë gjithashtu edhe të këndshme, 77% e tyre janë në të vërtetë makthe.

Falë një sondazhi të ri të kryer nga “Amerisleep”, bëhet e ditur se cilat janë ëndrrat më të zakonshme të përsëritura. Më e zakonshmja nga të gjitha, e ndarë nga 54% e të anketuarve është ëndrra e rënies. Por zbulimi interesant është se ëndrrat më të zakonshme të përsëritura nuk janë të njëjta për burrat dhe gratë.

Dhe nëse për burrat tre vendet e para i zë frika e rënies, ëndrra për t’u rikthyer në shkollë dhe makthi i të qenit të papërgatitur për një provë ose një ngjarje të rëndësishme, për gratë janë disa pasoja socio-kulturore.

Cilat janë ëndrrat më të zakonshme të përsëritura tek gratë?

1. Ëndërroni sikur ndiqeni

Ëndrra më e zakonshme e përsëritur te gratë është ajo e ndjekjes nga dikush, të cilin shpesh nuk arrijmë ta identifikojmë. Sipas rezultateve të sondazhit, 54% e femrave e përjetojnë këtë makth rregullisht. Kjo mund të jetë për shkak të shfaqjeve televizive kriminale dhe thrillerëve psikologjikë. Por ndoshta, kjo statistikë është edhe rezultat i një situate delikate social-kulturore. Sipas ekspertëve: “ëndrrat e përsëritura, veçanërisht ato që shkaktojnë ankth, si p.sh. t’ia mbathësh nga dikush, janë një fenomen i zakonshëm te gratë, duke qenë një ripërpunim i pavetëdijshëm i realitetit që i rrethon”. Megjithatë, kjo ëndërr mund të nënkuptojë edhe gjëra të tjera, ndoshta mund të përfaqësojë një problem ose një situatë me të cilën do të duhet të përballeni, por nuk dini sesi.

2. Ëndërroni humbjen e dhëmbëve

Me 31.9%, ëndërrimi i humbjes së dhëmbëve është në vendin e dytë në renditjen e ëndrrave më të shpeshta të përsëritura te femrat. Dhe për një arsye të zakonshme. Dhëmbët përfaqësojnë pjesën që ne e ndjejmë më së shumti tonën dhe më të mbrojtur nga rreziqet e jashtme. Ëndrra për t’i humbur ato mund të përfaqësojë në fakt një situatë që në jetën reale po del jashtë kontrollit aq shumë sa të kërcënojë siguritë tona.

3. Ëndërroni merimangat ose gjarpërinjtë

Ëndërrimi i krijesave të vogla, por të neveritshme si merimangat dhe gjarpërinjtë zë vendin e tretë në 20.5%. Këto janë kafshë nga të cilat ne përpiqemi të qëndrojmë sa më larg. Por pse shfaqen kaq shpesh në makthet tona? Sipas ekspertëve, merimangat dhe gjarpërinjtë priren të përfaqësojnë të panjohurën. Pra, mund të jetë që po përjetoni një situatë që ju frikëson ose diçka që nuk dini si ta trajtoni dhe që pavetëdija juaj po ju jep një paralajmërim. Megjithatë, çelësi për të interpretuar vërtetë këtë ëndërr është të pyesni veten dhe të kuptoni se si ndiheni duke parë këto kafshë.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore6 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix6 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix6 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook