Lidhu me ne

Radar

“Na jep votën t’ju japim maturën”, kreu i FRPD nxjerr mesazhin: Si i kërcënon PS të rinjtë

“Na jep votën t’iu japim maturën”, kreu i FRPD

Kryetari i RFDP-së Besart Xhaferri ka denoncuar një rast nga 31 vjetori i FRESSH ku nxënësve iu është kërkuar të marrin pjesë në ceremoni, në këmbëim të maturës.

Në një postim në Facebook, Xhaferri liston së pari arsyet se pse PS nuk duhet të festojë përvjetorin e FRESSH-it. Kreu i FRPD shton se rinia shqiptare nuk i përket patronazhistëve dhe as kërcënimeve që administrata iu adreson familjarëve të tyre.

Në mesazhin e publikuar nga Xhaferri, shihet një bisedë mes dy personash ku qartazi njëri-prej tyre, siç duket nëxënës, shprehet se ka marrë pjesë në përvjetorin e FRESSH pasi në të kundrët mund të ngelet në maturë.

Postimi i Xhaferrit:

Me rastin e 31 vjetorit të FRESSH:

Për cfarë feston PS?

Për qindra mijëra të rinj që kanë braktisur vendin nga varfëria?

Për mijëra të rinjtë që rrezikojnë jetën e mbushin gomonet drejt Anglisë?

Për ata të rinj që sot nuk krijojnë familje se u duhen 64 vite për të blerë shtëpi?

Për të rinjtë që braktisin universitetet, se nuk kanë të ardhme?

Rinia Shqiptare nuk është vetëm ajo virtuale me DJ e patronazhistë, nuk është ajo e familjeve të administratës që kërcënohet e shantazhohet me bukën e gojës. Rinia shqiptare do shpresë për të jetuar e lirë e mirëpaguar e me dinjitet.

Në përfundim të fjalës së tij, Veliaj ju rikujton se sa i rëndësishëm është aplikacioni “Aktivisti”! Asgjë më pak se një përforcim i shantazhit të hapur që qarkullon në Administratë se nëse nuk kapin 1000 pikë, do pushohen nga puna!

Miq të rinj Socialist!

Veliaj nuk është modeli, por arsyeja pse shokët, shoqet, motrat dhe vëllezërit po ju largohen dita ditës!

Dhe si përfundim, studioni dhe nuk ju ngel njeri në Maturë!

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook