Lidhu me ne

Mix

Dhurata për mamin / 8 ide të veçanta

Dhurata e mamit duhet menduar një muaj para. 8 ide që kënaqin edhe mamatë nazelie

Dhurata e mamit duhet menduar një muaj para. 8 ide që kënaqin

Për këdo tjetër është e thjeshtë të blesh dhurata, përveçse për mamatë. Se edhe kur e pyet ?O ma, çfarë dhurate ke dëshirë të të blej? , ajo me siguri do të të përgjigjet ?Nuk dua asgjë, jo. Mos shpenzo lekë për mua.? Pavarësisht se duket si mision i pamundur,  duhet të dalësh t’i blesh diçka gjithsesi, madje duhet të jetë një alamet dhurate. Ajo meriton shumë, për të gjitha gjërat që ka bërë për ty gjithë jetën.

Ka shumë gjëra të lezetshme nëpër dyqane, që mamaja jote me siguri i do, por nuk e shpreh. Ndaj, me siguri e ke të vështirë të zgjedhësh. Por ne kemi përzgjedhur disa lloje dhuratash për tipe mamash të ndryshme. Këto janë dhuratat më të bukura dhe të duhurat për mamatë në 2018 sipas Reviewed, të cilat i kemi vënë me link-et përkatëse thjeshtë për të patur një ide.

1- Për mamat në karrierë: Një çantë ?tote? si ajo e Meghan Markle!

Një çantë e tillë mbahet që nga mëngjesi në darkë, nga zyra deri në palestër. Është dhe çanta e preferuar e Meghan Markle, saqë ajo e mban kudo me vete. Mund të zgjedhësh nuancën që kombinohet lehtësisht me veshjet e gardërobës se mamasë tënde.

2- Për mamatë që pëlqejnë make-up-in: Bliji një kuti që t?i ketë të gjitha llojet e produkteve të bukurisë brenda

Nëse mamaja jote eksperimenton me kremërat e rinj, produktet e bukurisë dhe llojet e make-up-it, ke plot opsione tek Sephora. Ato krijojnë paketime dhuratash të ndryshme çdo muaj, ku mund të krijosh setin sipas llojit të fytyrës.

3- Për mamatë që merren me sport: Një orë që mat pulsin, hapat dhe trajektoren e përshkruar, është ideale

Me këtë orën novatore ajo mund të masë hapat që bën në Zumba, apo në çdo lloj tjetër sporti. Do i shkëlqejnë sytë kur të shohë dizajnin dhe për më tepër që është dhe ?touch screen?.

4- Për mamatë që pëlqejnë gjërat e luksit: Triko kashmiri e cilësisë më të mirë

Nuk ka triko më të butë dhe të ngrohtë se ato të kashmirit. Kemi një lajm të mirë! Nuk ke nevojë të shpenzosh rrogën e një muaji për të blerë një të tillë. Kushton 98 dollarë, është nga J.Crew dhe e gjen në 23 nuanca të ndryshme.

5-  Për mamatë fashion që duan të ndjekin trendet: Një nga çantat e vogla ?fanny pack? do ishte një ide e mirë

Këto lloj çantash që kryqëzohen nga supi deri në bel janë një nga tendencat, dhe mamaja jote do jetë e lumtur kur ta dëgjojë këtë. Me siguri i ka vendosur në vitet `90 kur dolën fillimisht dhe do i mbajë sërish tani. E sigurtë që nuk do ta mbajë në bel si të gjithë të tjerët, përkundrazi do e mbajë në sup.

6- Për mamtë që merren me Yoga: I duhet një tapet i ri

A e di pse mamaja jote është kaq e qetë gjithmonë? Sepse merret me yoga, sigurisht. Është thelbësore të ketë një nga ata tapetët e mirë të plotë, sepse ato të lirit dhe mund të rrëshkasin gjatë ushtrimeve. Sigurisht edhe sfungjeri duhet të jetë i plotë në mënyrë që ta bëjë më të rehatshme praktikimin e pozave të vështira të yogës.

7- Për mamatë që kanë flokë të bukur: I duhet një tharëse cilësore

Flokët e saj duken gjithnjë të butë dhe me shkëlqim, por ty s’të ka shkuar ndërmend ndonjëherë ta pyesësh sa kohë i duhet asaj të merret me tharjen. Duhet një kohë e gjatë të thashë flokët çdo mëngjes sipas mënyrës së vjetër, me ato tharëset që mezi punojnë. Ja që ka një dizajn të ri, më funksional, që mbaron punë shpejt. Madje ia lë flokët me aq shkëlqim dhe të butë sa duket sikur sapo ka dalë nga parukeria.

8- Për mamatë që u pëlqen udhëtimi: Valixhja më shumë funksione

Kur udhëton qoftë për biznes apo kënaqësi, mamasë tënde i duhet një valixhe e fortë, që t`i bëjë ballë të gjitha goditjeve nëpër bagazhet e aeroporteve. Blogeret e udhëtimit preferojnë këto valixhet ?Away?, të cilat kanë edhe vend ku mund të karikosh telefonin ndërkohë që pret fluturimin e radhës.

*Ky shkrim u pështat nga www.usatoday.com 

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook