Lidhu me ne

Mix

Sa gjatë mund të jetojë një njeri i shëndetshëm?

Best Life Pictures [HD] | Download Free Images on Unsplash

Vdekja e personit më të moshuar në botë në moshën 118-vjeçare pak ditë më parë, ka rindezur një debat që i ka ndarë shkencëtarët për shekuj me radhë: A ka realisht një kufi se sa kohë mund të jetojë një njeri i shëndetshëm? Sipas librit të rekordeve botërore Gines, pasi murgesha franceze Lusil Rando vdiq javën e kaluar, stërgjyshja spanjolle Maria Branias Morera, 115 vjeçe, ka marrë titullin e personit më të moshuar që ende është gjallë.

Në shekullin XVI-të, natyralisti francez Zhorzh-Lui Leklerk, teorizoi se një person që nuk kishte pësuar një aksident apo sëmundje mund të jetonte maksimumi 100 vjet. Që nga ajo kohë, përparimet mjekësore dhe përmirësimi i kushteve të jetesës e kanë shtyrë me disa dekada atë kufi maksimal.

Një rekord i ri historik u arrit kur në vitin 1995 francezja Zhanë Kalme festoi ditëlindjen e saj të 120-të. Kalme vdiq dy vjet më vonë në moshën 122-vjeçare. Ajo mbetet ende sot njeriu më i moshuar që ka jetuar ndonjëherë. Dhe kjo është verifikuar nga disa dokumente origjinale.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në vitin 2021 kishte rreth 593.000 njerëz të moshës 100 vjeç e lart, nga 353.000 një dekadë më parë. Agjencia e të dhënave statistikore, Statista, thotë se numri i njëqindvjeçarëve pritet të dyfishohet gjatë dekadës së ardhshme. Leklerk do të ishte befasuar nga rritja e super 100-vjeçarëve – njerëz të moshës 110 vjeç e lart – numri i të cilëve është rritur që nga vitet 1980.

Kufiri natyror 115 vjeç?

Por sa mund të jetojë maksimumi specia njerëzore? Shkencëtarët nuk bien dakord mbi shifrën e saktë. Disa thonë se jetëgjatësia e specieve tona është e kufizuar nga kufizimet strikte biologjike.

Në vitin 2016, disa gjenetistë shkruan në një artikull në revistën “Nature”, se nuk kishte pasur asnjë përmirësim në jetëgjatësinë njerëzore që nga fundi i viteve 1990. Duke analizuar të dhënat demografike globale, ata zbuluan se jetëgjatësia maksimale e njeriut kishte rënë që nga vdekja e Kalme, edhe pse në botë kishte më shumë të moshuar. “Ata arritën në përfundimin se jetëgjatësia e njeriut ka një kufi natyror dhe që shkon afërsisht 115 vjet”- deklaroi për AFP demografi franceze Zhan-Mari Robin.

“Por kjo hipotezë kundërshtohet pjesërisht nga shumë demografë”- thotë Robin, eksperte mbi njëqindvjeçarët në institutin e kërkimit mjekësor INSERM. Hulumtimet në vitin 2018 zbuluan se ndërsa shkalla e vdekjes rritet me kalimin e moshës, ajo ngadalësohet pas moshës 85-vjeçare.

Rreth moshës 107-vjeçare, shkalla e vdekjes arrin kulmin në 50-60 për qind çdo vit, thuhet në studim. “Sipas kësaj teorie, nëse ka 12 njerëz të moshës 110 vjeç, 6 prej tyre do të mbijetojnë deri në moshën 111 vjeç, 3 të tjerë deri 112 vjeç, e kështu me radhë”- thotë Robin.

Një lojë me shifra

Por sa më shumë super 100-qindvjeçarë që ka, aq më shumë shanse kanë disa prej tyre të arrijnë në një moshë rekord. “Nëse ka 100 superqindvjeçarë, 50 prej tyre do të jetojnë deri në 111 vjeç, dhe 25 deri në 112 vjeç. Falë ‘efektit të volumit’, nuk ka më kufij fiks për jetëgjatësinë”- thotë Robin.

Sidoqoftë, ai dhe ekipi i tij do të publikojnë brenda këtij viti një studim, që do të tregojë se shkalla e vdekjeve vazhdon të rritet edhe përtej moshës 105 vjeç, duke e ngushtuar më tej hapësirën për jetëgjatësinë. A do të thotë kjo se ekziston një ‘tavan’ i ngurtë mbi jetëgjatësinë? Robin nuk do që të spekulojë shumë mbi këtë çështje.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë zbulime siç kemi bërë gjithmonë, dhe pak nga pak do të përmirësohet shëndeti i njerëzve më të moshuar”- thotë ai. Edhe ekspertë të tjerë janë të kujdesshëm në pozicionimin e tyre. “Për momentin nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare. Edhe nëse po rritet, numri i njerëzve që arrijnë në një moshë shumë të thyer është ende shumë i vogël, dhe ne nuk mund të bëjmë ende ndonjë vlerësim statistikor të rëndësishëm statistikor”- thotë Frans Mesle, demografe në institutin francez të studimeve demografike (INED).

Sigurisht disa zbulime të ardhshme mjekësore, mund të përmbysin gjithçka që dimë për vdekjen. Erik Bulanzhe, një mjek francez i specializuar për të moshuarit, thotë se “manipulimi gjenetik” mund t’i lejojë disa njerëz të jetojnë 140 apo edhe deri në 150 vjet.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix20 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix20 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix20 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix20 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook