Lidhu me ne

Mix

Dhimbjet e stomakut – Cilat janë rastet urgjente për shëndetin

Shkaktarët e dhimbjeve të barkut janë të ndryshëm.

Kurat e trajtimit janë tërësisht në varësi të shkakut.

Disa dhimbje mund të largohen duke eliminuar ushqimet pikante, disa me medikamente, ndërkohë që disa të tjera kërkojnë një kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Përcaktimi i seriozitetit të dhimbjeve nuk mund të bëhet plotësisht nga vetë personi, megjithatë ka disa simptoma që përbëjnë një këmbanë alarmi.

Kur Duhet Të Shkoni Urgjent Tek Mjeku

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dhimbja e stomakut mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje kërcënuese për jetën.

Këtu përfshihet edhe apendisiti dhe bllokimi i zorrëve.

Dhimbjet e stomakut konsiderohen urgjente në rast se:

Jeni shtatzënë,

Dhimbja nis brenda një jave pas kryerjes së një ndërhyrje kirurgjikale,

I jeni nënshtruar një baypasi gastrik apo ndërhyrje në zorrë,

Zona abdominale është e zgjeruar, forcuar apo e nxirë,

Keni hemoragji,

Keni vështirësi në frymëmarrje,

Keni shtrëngim të kraharorit,

Keni marramendje, dhimbje të qafës e shpatullave,

Keni probleme me shikimin.

Në raste të tilla njeriu nuk duhet të presë që dhimbja të largohet vetë por të drejtohet vetë në qendrën mjekësore më të afërt.

Kur Duhet Të Kontaktoni Mjekun

Ka raste të tjera kur dhimbja e stomakut është e fortë por nuk është nevoja të shkoni në qendrën mjekësore.

Ju duhet të kontaktoni me mjekun brenda 1-2 ditësh në rast se:

Keni dhimbje dhe të përziera kur ushqeheni,

Keni diare që zgjat prej më shumë se pesë ditë,

Keni temperaturë të lartë që zgjat mbi tre ditë,

Keni humbje të oreksit,

Dhimbja nuk largohet pas një ose dy ditësh.

Kur Dhimbjet e Stomakut Nuk Janë Urgjente

Nëse dhimbjet e barkut janë të lehta dhe nuk shoqërohen me asnjë prej simptomave të lartpërmendura, atëherë ato largohen vetë.

Dhimbje të tilla mund të shkaktohen nga probleme si: konstipacioni, gazrat, ushqimet me yndyrë ose ato pikante.

Këto dhimbje zakonisht largohen vetë pas disa orësh.

Për të lehtësuar situatën në stomak, sigurohuni të pini sa më shumë lëngje dhe të konsumoni ushqime që sipas termave popullore ‘mbledhin’ stomakun.

Mos konsumoni ushqime me yndyrë, pikante apo pije që përmbajnë alkol dhe kafeinë.

AgroWeb.org ju këshillon të pini çaj mente apo nenexhiku për qetësimin e dhimbjeve./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix11 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix11 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix11 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore11 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix11 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix11 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook