Lidhu me ne

Mix

Si të shpëtoni nga varësia nga celulari dhe të përqendroheni te punët që duhet të bëni

Si të shpëtoni nga varësia nga celulari dhe të

Sa kohë jemi në gjendje ta ruajmë përqendrimin mbi diçka që jemi duke bërë? Gazeta amerikane “New York Times” citon një eksperiment interesant të kryer nga Gloria Mark, profesoreshë e shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë, që përfshinte disa punonjës në një zyrë.

Në testin e parë, që daton që nga viti 2004, profesoresha mati me një kronometër se sa shpesh njerëzit ndryshonin aktivitetet në kompjuterin e tyre, si për shembull nga puna në Excel te kontrolli apo shkrimi i një e-maili, lundrimi në një faqe interneti, dhe më pas kalimi sërish tek Excel.

Ajo zbuloi se pjesëmarrësit shpenzonin mesatarisht 2 minuta e gjysmë në një aktivitet përpara se ta ndryshonin atë. I njëjti eksperiment i përsëritur në vitin 2012, tregoi se koha e kaluar në një punë të vetme ishte zvogëluar në vetëm në 75 sekonda.

Kryerja e shumë detyrave në të njëjtën kohë, një mit i rremë

Kryerja e shumë detyrave, është një mit që duhet hedhur poshtë. Ajo nuk e përmirëson aspak efikasitetin tonë në punë. Sa herë që e ndërpresim punën mendore që jemi duke kryer përkeqësohet përfshirja jonë emocionale dhe e aftësive njohëse.

Shumë studime laboratorike kanë zbuluar se angazhimi mendor i njëkohshëm në 2 detyra të ndryshme, e redukton me deri 50 për qind efikasitetin e përpunimit njohës, në krahasim me kryerjen e të njëjtave detyra në mënyrë të njëpasnjëshme. Dhe kini kujdes: mund t’ju duhen më shumë se 20 minuta për t’u rikthyer tek i njëjti nivel përqendrimi si përpara ndërprerjes.

Në kërkim të vetëkontrollit

Problemi është si ta shmangin këtë shpërqendrim? Kushdo që ka provuar ndonjëherë të studiojë për një provim, të shkruajë një raport apo të lexojë një libër, e di se sa e vështirë është të përqendrohet për periudha të gjata kohore. Zakonisht fajtorë për ndërprerjet e këtyre aktiviteteve janë pajisjet dixhitale. Telefonat celularë, gjithmonë të pranishëm rrotull nesh, na e dëmtojnë përqendrimin. Por si mund ta rifitoni kontrollin e vëmendjes? Për këtë keni nevojë për vetëkontroll, por nuk duhet domosdoshmërisht që të hiqni dorë nga teknologjia.

Një studim emblematik

Në një studim të vitit 2021, një grup psikologësh përfshinë në një eksperiment social njerëz të varur nga smartfonët. Pjesëmarrësve iu vendosën në lëkurë sensorë, të cilët ishin të lidhur me një kompjuter që mund të zbulonte nivelin e vigjilencës. Më pas studiuesit ua morën telefonat me justifikimin se ato mund të ndërhynin te pajisjet e eksperimentit.

Në atë moment, studiuesit u dërguan shumë mesazhe telefonave celularë të pjesëmarrësve në studim. Celularët ishin aq afër sa që pjesëmarrësit mund të dëgjonin zhurmën e njoftimeve të aplikacioneve të ndryshme apo vibrimin, por shumë larg për të kontrolluar përmbajtjen e tyre. Sa herë që telefonat bënin zhurmë, te vullnetarët regjistrohej një rritje e emocioneve. Ata donin të përgjigjeshin ose të paktën të kontrollonin se kush po u shkruante. Por në pamundësi për ta bërë këtë, tek ata po rritej niveli i ankthit.

Shqetësime të jashtme dhe të brendshme

Këshilla kryesore e ekspertëve është të çaktivizoni ose të paktën të mbyllni përkohësisht njoftimet, në mënyrë që të rifitoni përqendrimin e mjaftueshëm për të përfunduar një detyrë. Megjithatë, shpërqendrimet e jashtme janë vetëm një pjesë e arsyes pse ndërpritet një punë e caktuar.

Sipas dr.Mark, ekziston edhe një motivim i brendshëm që nxit dëshirën për të ndryshuar detyrën. Gjatë eksperimenteve të zhvilluara, u zbulua se ndërsa zvogëlohej numri i ndërprerjeve të jashtme, u rrit numri i vetëndërprerjeve. Pra edhe nëse nuk na ndërpret dikush, jemi ne që e ndalojmë punën që kemi në dorë.

Lerri Rozen, profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, hipotetizon se impulset për shpërqendrimin tonë shkaktohen nga stresi. Në fakt, përdorimi i shpeshtë i telefonave inteligjentë, lidhet me nivele të larta të kortizolit dhe tregues të tjerë të stresit.

“Kur nuk ka njoftime, njerëzit shqetësohen dhe duan të kontrollojnë se çfarë mund të ketë ndodhur”- thotë Rosen. Kështu ndodh që ta gjeni veten duke hapur dhe mbyllur aplikacione, duke kërkuar mesazhe ose njoftime që në realitet nuk ekzistojnë.

Vetëkontrolli

Nga njerëzit nuk mund të pritet ta ruajnë përqendrimin për një periudhë të gjatë kohore. Ndoshta një shëtitje 10-minutëshe rreth bllokut të pallatit ku banoni, do të ishte pushimi ideal për të rifituar përqendrimin. Por nga ana tjetër nuk ka asgjë të keqe të relaksoheni duke parë rrjetet sociale ose duke luajtur një video-lojë. Problemi është kur pushimet zgjasin paksa në kohë, dhe këtu është e rëndësishme të vendosni një kohëmatës për të lehtësuar vetëkontrollin.

Shkëputje e përkohshme nga teknologjia

Për të rritur hapësirën e vëmendjes, dr.Rozen sugjeron një “ndërprerje teknologjike”. Para se të nisni një aktivitet që kërkon përqendrim, mund të merrni disa minuta për të hapur dhe kontrolluar aplikacionet tuaja të preferuara. Menjëherë pas kësaj, vendoseni kohëmatësin në 15 minuta dhe lërini në heshtje njoftimet e telefonit, duke e kthyer me ekranin nga ana tjetër.

Kur të bjerë zilja e kohëmatësit, keni disa minuta kohë për të kontrolluar telefonin tuaj (teknika e pauzës) dhe më pas filloni të njëjtin cikël përsëri, përpara se të bëni një pushim më të gjatë nga puna (modeli është i ngjashëm me teknikën e famshme Pomodoro). Qëllimi është që gradualisht të rritet koha ndërmjet një pushimi nga angazhimi me pajisjet teknologjike dhe një tjetri: duke filluar me 15 minuta, dhe më pas duke u zgjatur në 20 ose 30 minuta.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook