Lidhu me ne

Mix

A mund të ndalojmë së dashuruari?

A mund të vendosim të ndalojmë së dashuruari? Përgjigja e shkencës

A mund të vendosim të ndalojmë së
Kushdo që përjeton një ndarje (qoftë për shkak të divorcit, vdekjes apo arsyeve të tjera) e di se nuk është e lehtë të rikuperohet dhe se mund të duhen vite për të dashuruar përsëri. Të jesh në gjendje të ndalosh së dashuruari dikë duket e çmendur, por mund të jetë një proces në duart tona.

Siç raporton New York Times, Dr. Helen E. Fisher, një antropologe biologjike dhe studiuese e lartë në Institutin Kinsey në Nju Jork, tha se “ne mund të punojmë për ta arritur.” Fisher studion anatominë e dashurisë dhe në vitin 2005 studioi imazhin e trurit të 100 njerëzve duke përdorur MRI për të gjetur qarqet që lidhen me dashurinë romantike.

Mjekja zbuloi se zona e trurit e quajtur tegmental ventral, ose VTA, ajo e stimulimit të urisë dhe etjes, aktivizohet kur jemi të dashuruar: prandaj të përpiqesh të ndalosh së dashuruari është paksa si të ndalosh të jesh i uritur ose i etur, pra një gjë shumë e vështirë.

Megjithatë, ekziston një mënyrë për ta kapërcyer atë: kjo është ta trajtojmë situatën sikur të përpiqeshim të kapërcejmë një varësi. Ashtu siç do të bënim me paketat e cigareve nëse duam të lëmë duhanin, duhet t’i hedhim letrat dhe kujtimet që lidhen me atë person dhe jo të mbajmë kontakte ose të pyesim miqtë e përbashkët se si është ai person.

Studimi i kryer nga profesoresha Sandra Langeslag gjithashtu mund të ndihmojë. Ajo ka zhvilluar një metodë kundër plagëve të dashurisë: gjenerimin e mendimeve negative për personin e ndjekur nga një dozë shpërqendrimi.

Hulumtimi i saj, i botuar në Plos One, zbuloi se me këtë metodë njerëzit ishin në gjendje të zvogëlojnë qëllimisht dashurinë e tyre, edhe nëse jo plotësisht ta fshijnë atë. Koha mesatare e rikuperimit, sipas të dhënave të sondazhit të mbledhura nga subjektet e saj, ishte gjashtë muaj, megjithëse koha e rikuperimit varet nga disa faktorë, përfshirë kohëzgjatjen e marrëdhënies.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook