Lidhu me ne

Aktualitet

Ironia e Klodian Tomorrit/ Turp t’ju vijë, agjenti i ndershëm dhe kryeministri ishin miq pa interesa

Ironia e Klodian Tomorrit/ Turp t’ju vijë, agjenti i ndershëmGazetari Klodian Tomorri

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama pas akuzave të opozitës për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Tomorri thotë se duhet t’u vijë turp të gjithë atyre që akuzojnë një agjent të ndershëm dhe një kryeministër pa skandale.

Duke vijuar ironinë, ai deklaron se Charles McGonigal nuk kishte interesa vetjake dhe personat A, B e të tjerë i sillnin kutinë e tavllës për të luajtur si miq.“Ore juve t’ju vijë zor të gjithëve njëherë këtu, që arrini dhe e çoni nëpër mend se një agjent kaq i ndershëm dhe model sa Carli dhe një Kryeministër, që nuk i ka dalë asnjë skandal në 10 vjet mund të bëjnë komplote ndaj opozitës apo pazare me lekë.

Nuk janë të gjithë të shejtanosur në këtë botë. Ka dhe miq të mirë, për shembull që takohen pa asnjë interes me njëri-tjetrin. Ose për hir të interesave më madhore.

Fjala vjen, Carli sa herë që merrte vesh se po hynte ndonjë rus fshehurazi në Shqipëri vinte lajmëronte kryeministrin. Kurse Kryeministri sa herë që merrte vesh se po hynte ndonjë rus fshehurazi në SHBA shkonte lajmëronte Carlin.

Dhe në kohën e lirë hanin dhe ndonjë darkë ose bënin ndonjë lojë tavëll si miq. Këta personat A, B, C, Ç, D, DH, Y, Z, ZH sillnin kutinë e tavllës sipas rastit. Si i thotë ai te “Shi në Plazh”, do të gëdëp, do të gëdëp”.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook