Lidhu me ne

Aktualitet

Skandal/ Nga 1 shkurti vetëm 1 Gjykatë Apeli, 31 mijë dosje në pritje

Me hartën e re gjyqësore, të gjitha çështjet të cilat nuk kanë asnjë datë për gjykim në Apel, do të hidhen edhe një herë në short, për të caktuar gjyqtarët që do t’i shqyrtojnë. Mësohet se janë 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi në gjykatat e Apeleve në Tiranë apo në rrethe.

Këto dosje pa date për seancën e parë, do të rihidhen në short në datat 1 dhe 2 shkurt, kur nis funksionim harta e re gjyqësore, e cila parashikon vetëm një gjykatë Apeli e Juridiksionit të Përgjithshëm që do të jetë në Tiranë, në ambientet e godinës aktuale në kryeqytet.

Sipas Hartës së re Gjyqësore fillimisht do jenë 25 gjyqtarë, nga 78 që është organika por në krah të tyre do jenë edhe ndihmës ligjorë.

Për gjyqtarët që do të vijnë nga rrethet, janë siguruar zyrat e nevojshme. Por, pavarësisht se gjykimi i çështjeve do të zhvillohet në Tiranë, gjykatat të cilat do të shkrihen do të vijojnë të funksionojnë shërbimet për qytetarët.

Për të gjithë qytetarët me pyetje të ngjashme, se çfarë do të ndodhë me çështjet e tyre, gjykata ka vënë në dispozicion një adresë e-mail dhe një numër telefoni.

Harta e re gjyqësore e cila u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, hasi ne kundërshtimet e avokatëve, të cilët bojkotuan për disa javë edhe seancat.

Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative.

KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative do jenë në vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa nga 22 që ishin, me hartën e re, nga 1 shkurti do të jenë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

5 rregullat e panegociueshme që Madonna u ka vënë fëmijëve

Madonna ka zbuluar sekretin e suksesit të saj si nënë në rritjen e fëmijëve. Ata kanë lirinë e tyre, por...

Radar5 orë më herët

Denoncimi i Hysenbelliut: Rama më kërkoi të shisja News24, nuk pranova, tani po hakmerret

Denoncimi i Hysenbelliut: Rama më kërkoi të shisja News24, nuk pranova, tani po hakmerret Denoncimi i Hasenbelliut: Rama më kërkoi...

Mix5 orë më herët

Hasbulla provon çizmet e famshme “Super Mario”

Kur maska e njohur e modës, MSCHF, nxorri në shitje një palë çizme të kuqe me detaje stilistike ekstravagante, të frymëzuara...

Mix5 orë më herët

Dieta që na ndihmon të forcojmë kockat

Flitet shpesh për osteoporozën, e cila është një sëmundje tinëzare, përgjegjëse për fraktura të cilat në pleqëri mund të jenë...

Mix5 orë më herët

E dehur, Olta puth në buzë Dean dhe shan Luizin

Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit banorët e BBV kërcyen e u kënaqën nën muzikën e DJ PM dhe...

Mix5 orë më herët

5 përfitimet shëndetësore të Agjërimit

Me ardhjen e muajit të Ramazanit, bota islame po përgatitet për agjërim. Agjërimi, i cili është një adhurim shumë i...

Mix6 orë më herët

Cilat janë 5 arsyet që nuk po humbisni peshë ?!

Humbja e peshës mund të jetë sfiduese. Mund të duket sikur keni provuar çdo dietë apo truk të të ngrënit...

Mix6 orë më herët

Çfarë është Nevruzi, tradita e lashtë 3 mijë vjeçare, dhe cilat janë 7 ushqimet që duhet të konsumoni?

Alaa Al-Marjani/Reuters Nowruz – No-Ruz ose Farsi për “ditën e re” – është një festë e lashtë që kremton ditën...

Mix6 orë më herët

Bill Gates: Inteligjenca Artificiale, përparimi më i madh i njerëzimit në dekada

Në një postim, Bill Gates iu referua inteligjencës artificiale, duke theksuar se ajo është përparimi më i rëndësishëm teknologjik i njerëzimit në dekada,...

Radar6 orë më herët

Rama përdor strategji perverse për të goditur, pasojat do jenë të tmerrshme

Cukali: Kryeministri përdor strategji perverse për të goditur, pasojat do jenë të tmerrshme Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto...

Facebook