Lidhu me ne

Radar

Sa vite burg rrezikon ish-zyrtari i FBI, Charles McGonigal?

charles mcgonigal 1080x720

Ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, rrezikon të dënohet me 20 vite burg, nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat.

Sipas gazetares së CNN, Kara Scannell, McGonigal akuzohet se ka shkelur ligje kundër pastrimit të parave dhe sanksioneve, për shkak se pasi la detyrën si shefi i kundërzbulimit në FBI, nisi të punonte për oligarkun rus, Oleg Deripaska. Në FBI ai kishte për detyrë të hetonte pikërisht oligarkët rusë, ndërsa më pas filloi të punonte për njërin prej tyre. Ai akuzohet se është përpjekur ta fshehë këtë marrëdhënie duke krijuar kompani guaskë, duke falsifikuar firmat, në mënyrë që të mos kapej.

Ai u akuzua edhe në Uashington për mosdeklarimin e një pagese prej 225 mijë dollarësh, të marrë nga një ish-agjent i sigurimit të shtetit (Agron Neza), pagesë që mori teksa ende punonte në krye të kundërzbulimit.

Nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat më të rënda, mund të dënohet me maksimumi 20 vite burg.

Arrestimi i McGonigal dhe akuzat që janë ngritur zyrtarisht kundër tij kanë tronditur të gjithë komunitetin e kundërzbulimit brenda FBI-së. Ish-zyrtarë të cilët kanë punuar me McGonigal thanë për CNN se kanë mbetur të tronditur, zhgënjyer dhe të nxehur kur morën vesh lajmin.

“Ai ishte tmerrësisht i respektuar dhe shihej si një ekspert i kundërzbulimit”, thotë një ish-zyrtar. “Ishte një prej yjeve tona, i cili sa herë që kishte detyra të vështirë, kur kishte çështje sensitive, ishte në krye të listës së personave që mund ta merrte çështjen përsipër”.

Që prej ndalimit të tij dhe publikimit të rastit, ka pasur shumë spekulime brenda agjencisë amerikane për dëmet e mundshme që mund të ketë shkaktuar McGonigal, nëse ka shpërndarë informacione sensitive që mund të dëmtojë sigurinë kombëtare. Për shkak të postit që mbante, McGonigal kishte akses te informacionet më sensitive të FBI, por edhe CIA-s dhe agjencive të tjera.

Për FBI ka kryer korrupsion, jo spiunazh

Burime pranë çështjes kanë thënë për CNN se të paktën për tani, zytarët e FBI-së nuk e shohin si spiun McGonigal, por më tepër si një ish-zyrtar të korruptuar i cili ëhstë përpojekur të fitojë para jashtë postit zyrtar që mbante. Zyrtarët më të lartë të FBI-së e hedhin poshtë pretendimet se arrestimi i McGonigal është një turpërim për agjencinë, por thonë që kjo është shenjë se FBI nuk nugrron të shkojë pas të vetëve nëse akuzohen për shkelje të ligjit.

“Ka disa gjëra që nuk po merren parasysh në lidhje me këtë rast”, tha drejtori i FBI-së, Christopher Ëray, i cili nisi mandatin e tij vetëm pak kohë pasi McGonigal ishte larguar nga agjencia. “Ishte FBI që nisi hetimin, FBI dhe agjentët tanë mblodhën provat kundër tij dhe FBI e arrestoi. Mendoj se akuzat tregojnë vullnetin e FBI-së si organizatë që të hedhë dritë mbi një sjellje krejtësisht të papranueshme”.

Sipas burimeve pranë hetimeve, pasi vlerësuan dëmin që mund të kishte shkkatuar McGonigal, agjentët e FBI-së dolën në përfundimin se bëhet fjalë për një rast të thjeshtë korrupsioni. Edhe në aktpadi nuk ka asnjë të dhënë që të sugjerojë se McGonigal ka kryer spiunazh. Sipas ish-kolegëve të tij, ai thjesht u bë lakmitar.

Kontaktet shqiptare të McGonigal

McGonigal u ngrit në detyrë për t’u marrë me ca nga çështjet më sensitive të kundërzbulimit në FBI, përfshi ato rreth vrasjes dhe zhdukjes së disa aseteve të CIA-s në Kinë. Ai shihej si kompetent, tmerrësisht i zgjuar dhe i zellshëm në punë.

Në vitin 2017, saktësisht një vit pasi kishte marrë detyrën e shefit të kundërzbulimit në Nju-Jork, McGonigal dyshohet se mori një pagesë prej 80 mijë dollarësh para në dorë nga nja ish-punonjës i sigurimit në Shqipëri. Departamenti i Drejtësi pretendon se McGonigal për thuajse 2 vite, para se të tërhiqej nga detyra në 2018-n, ka shitur aksesin që kishte te zyrtarë të lartë amerikanë, si dhe është përpjekur të ndërmjetësojë takime me to të perosnave nga Bosnje-Hercegovina, në emër të një personi të lidhur më parë me shërbimet inteligjente shqiptare.

McGonigal akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë për këtë shërbim, teksa gënjente agjencinë e tij për aktivitetin që kryente, duke mos treguar udhëtimet e shumta në Europë, të paguara nga kontakti shqiptar që kishte. Gjithashtu ai nuk zbuloi as marrëdhënien sekrete që kishte me Kryeministrin e Shqipërisë.

Sipas aktpadisë së publikuar në “New York Times”, pas tërheqjes nga posti në FBI, McGonigal shkeli sanksionet amerikane pasi mori pagesa të paligjshme për të ndihmuar Oleg Deripaska-n që të shmangte sanksionet dhe për të hetuar kundërshtarët e tij politikë në Rusi.

Për disa punonjës dhe ish-punonjës të FBI, sjellja e McGonigal është më shumë se e tmerrshme. Për një burim të CNN, veçanërisht shqetësuese është akuza se McGonigal bëri që FBI të hapte një hetim penal për një shtetas amerikan me të cilin, personi i lidhur më parë me shërbimet inteligjente shqiptare parashikonte të punonte si burim njerëzor, por nuk njoftoi agjencinë për marrëdhënien financiare që kishte me atë person. “Kjo është shumë, shumë e rëndë, natyrshëm dhe e gabuar”, thotë një ish-zyrtar i lartë i FBI-së për CNN.

Shefi i egër

Mbetet ende e paqartë si u informua FBI që një prej yjeve të kundërzbulimit mund të ishte duke luajtur për palën tjetër. CNN ka zbuluar, përmes burimeve pranë çështjes, se pas kuintave, FBI kishte vite që hetonte për McGonigal, duke e përgjuar për muaj me radhë.

Disa agjentë që kanë punuar ngushtë me McGonigal, thonë se nuk kishte shumë indicie se diçka nuk shkonte. Peter Lapp, i cili ka punuar me McGonigal në një rast spiunazhi të lidhur me Kinën, tha për CNN se McGonigal kishte temperament të fortë dhe u bërtiste vartësve aq shpesh, saqë në agjenci kishte fituar nofkën “Dushi i nxehtë McGonigal”. “Të bërtiste aq shumë saqë në fund dukeshe sikur kishe bërë dush për herë të dytë atë ditë”, thotë Lapp. i pyetur nëse kishte ndonjë arsye për të dyshuar te sjellja e McGonigal, Lapp shprehet qartë: “Edhe tani, them që jo. Fakti që ishte një shef i tmerrshëm nuk do të thotë që ishte i korruptuar”.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix15 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix15 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix15 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix15 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix15 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix15 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix15 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix15 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar15 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook