Lidhu me ne

Radar

Eurosig-Insig dhe UBA Bank, 30 mijë euro për tërmetin në Turqi

Eurosig-Insig dhe UBA Bank, 30 mijë euro për tërmetin në Turqi – Morina, Thirrje qeverisë shqiptare: Sigurimi i pronës duhet të jetë me detyrim

Gjatë 2022 grupi i sigurimeve Eurosig-Insig Jetë dhe Jo-Jetë në Shqipëri dhe Kosovë, ka realizuar mbi 60 milionë euro prime nga ku ka paguar rreth 20 milionë euro dëmshpërblime.

Gjithashtu ka shënuar rritje dyshifrore, duke zënë vendin e dytë në tregun e sigurimeve dhe vendin e parë në sigurimet motorike me mbi 24 %. Grupi Eurosig-Insig shënoi rritje me rreth 20% në pagesat e dëmeve, duke kaluar mesataren e tregut.

Ndërkaq, grupi ka performuar në përputhje me objektivat e vendosura për vitin 2022 nga ku ka rezultuar në tejkalim plani. Investimet në grup janë shtuar në mbi 20 milionë euro vetëm gjatë 2022, gjithashtu ishte vit sfidues pasi Eurosig mori mazhorancën prej 66 % të UBA Bank në Shqipëri. Investimet e Grupit do të vijojnë edhe në të ardhmen në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Numri i klientëve që kanë siguruar pronën është rritur me 3.2% gjatë 2022. Në fjalën e tij Moria, shprehu edhe keqardhjen për viktimat e tërmetit shkatërrues në Turqi, dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara, ai bëri me dije se grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank dhurojnë 30,000 euro.

Me këtë rast dua të shpreh keqardhjen time për viktimat e tërmeteve shkatërruese në Turqi, uroj që familjet e dëmtuara të rikuperohen sa më shpejt të jetë e mundur. Duke ndjekur situatën e rëndë atje, Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank akordojnë 30,000 euro në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmetet e frikshme”, u shpreh ai.

Duke u kthyer pas në kohë e duke kujtuar tërmetin e 2019, ku trtegu i sigurimeve vërtetoi që është i mirëkapitalizuar, pasi rimbursoi rrethg 50 milionë euro për dëmet e shkaktuara, Morinaj u ka bërë thirrje qeverisë Shqiptare që sigurimi i pronës të bëhet i detyrueshëm.

“I bëj thirrje Qeverisë shqiptare që ta bëje të detyrueshëm sigurimin e Pronës dhe në këtë mënyrë Qeveria nuk ka pse të lodhet akoma me rindërtimet e tërmetit, pasi këto do i kishin kryer kompanite e sigurimeve. Sigurimi i pronës siguron që të dëmtuarit nuk do ta kalojnë jetën nëpër çadra, por do të rimbursohen në kohë rekord.”, tha Morinaj.

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar6 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix6 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix6 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix6 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix6 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix6 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix6 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix6 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix6 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook