Lidhu me ne

Radar

E kemi kryeministrin lajm në mediat kryesore

Kërkesa për Komision Hetimor për çështjen “McGonigal-Rama”, PD zbulon hapin  e radhës për skandalin që është përfshirë kryeministri: Nëse mazhoranca e  rrëzon, atëherë… - Politike

“Krushqia” ngjan pa bëhet. E kemi kryeministrin lajm në mediat kryesore

Mediat amerikane kryesore janë vënë në kryqëzim publik zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke evidentuar tanimë hapur se ndër të tjera, dyshimet për lidhje mes tij dhe kryeministrit shqiptar në funksion të penalizimit të opozitës së këtushme, janë të qëndrueshme. 

Ne nuk dimë ende se çfarë ka thënë McGonigal, por është e qartë se në planin politik dëmi është i pakthyeshëm: emri i Edi Ramës qarkullon në medikat kryesore amerikane – sot Washington Post – si person me lidhje të pasqaruara me një ish-zyrtar të lartë të FBI-së që akuzohet për korrupsion. Gazeta në fjalë shtronte sot çështjen se rasti McGonigal ilustron një situatë konflikti interesi të agjentëve të FBI-së, duke rrezikur që marrëdhëniet e tij me Ramën dhe Deripaskën të shqyrtohen si precedent për korrigjim radikal protokollesh së brendshme në Byro. 

Nga ana tjetër mënyra sesi po zbulohet një lidhje lobimi korruptiv nga Shqipëria, një vend periferik dhe pa rëndësi, me segmente pushteti në një prej agjencive kryesore të ShBA-ve teknikisht përbën një fakt tronditës për kërcënimin e demokracisë nga korrupsioni i qendrës kryesore të perëndimit. Në fund të fundit, nëse besojmë atë që thotë akuza dhe deduktojmë, z. Rama ka kërkuar të blejë nga demokracia amerikane disa fjalë pohuese për demokracinë shqiptare, pra qeverinë e tij, duke likujduar ndër të tjera deri në ekzistencë subliminale opozitën. 

Këtu sistemi i lobimit në ShBA duket se është kthyer kokëposhtë dhe vepron për të kundërtën e asaj që është ndërtuar. ShBA është investuese në forcimin e demokracisë në Shqipëri duke mbështetur një qeveri e cila blen në rrugë informale shërbime të llojit “House of Cards” vetëm e vetëm që të manipulojë investitorin e vet. Cinike! 

Do të duhet të presim nëse administrata Biden do të dalë me qëndrim politik për këtë që po ndodh, që mundet të ketë peshë minimale në ShBA, por me efekte tronditëse në FBI, besimi ndaj së cilës është goditur shumë, por ajo që shtrohet si pyetje në këtë tymnajë është: cili interes i qeverisë shqiptare, i Shqipërisë është mbrojtur apo çuar para përmes investimit në atë që z. Rama e quajti miqësi me McGonigal? Nëse ka interesa të vendit, gjysma e të keqes dhe interesat janë publike.

 Një tjetër fakt të cilin ne e pamë edhe gjatë qeverisjes së Berishës është ai se aktualisht kohën e çmuar që kërkon ta blejë me heshtje, z. Rama po ia shkurton Amerika, jo Shqipëria. Që është dorëzuar. Sepse letrat po qepen në ShBA, ndërkohë që zhgarravinat me Gërdec e 21 janar po qepen në mediat e Tiranës, që po duan me çdo kusht të balsamosin një kadavër politike që ka nisur të mbajë erë. Cinikja këtu është se për avokatët e djallit, z. Rama po del si një lloj Jagoje ndërkohë që mentorët e tij kryesorë publikë, që e çuan dikur edhe në krye të OSBE-së dhe e bënë bashkëpendëmbajtës në OKB, tuhafë të cilëve u ka mbetur borxhi ndaj vetes ta ekzekutojnë politikisht. 

Nga Respublica.al

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore21 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook