Lidhu me ne

Radar

Rama organizoi 753 protesta kundër Berishës!

Berisha: Rama organizoi 753 protesta kundër meje!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se revolucioni paqësor duhet të vijojë jo vetëm me protesta paqësore, por edhe me mosbindje civile.

Komentet Berisha i bëri gjatë një mbledhjeje me drejtuesit politik të qarqeve në selinë e PD-së, ku tha se protestat e organizuara këto kohë janë protesta të vërteta dhe jo ato që organizonte kryeministri Edi Rama me autobuzë të mbushur me punonjës të bashkive.

Ai shtoi se është e domosdoshme që të zhvillohen takime dhe debate në çdo organizatë të partisë, por edhe takime të hapura me qytetarët, që të jepen mesazhet e qarta për sfidat e reja që e presin opozitën.

“Edi Rama organizoi 753 protesta, me regjistër, por nuk realizoi dot asnjë të vetme pasi iku nga bashkia. Pra ishin protesta të qeveritarëve, të zyrtarëve, jo të qytetarëve të revoltuar. U ndala këtu për të theksuar një moment, që fillimi është shumë i mirë. Imagjinoni sakrificën e atyre njerëzve që bëjnë për të mbushur sheshin si kurrë më parë. Por revolucioni paqësor, nuk është vetëm revolucion i protestave paqësore, por edhe i mosbindjes civile.

Kjo është element thelbësor e revolucionit paqësor. E ka thënë Gandi, është e shenjtë. Kemi një përqindje të lartë që e urren Ramën, kemi një përqindje tjetër që del në protestë. Pjesa tjetër kërkon të shohë shembuj te ne. Nëse nuk rrëzonim bustin, ta harrojë kush se fitonim zgjedhjet e marsit. Shtatorja mund të ishte edhe 10 vite të tjera aty ku ishte. Duhet t’i japim mesazhe shumë të qarta që sfida të tjera na presin përpara. Pa këro akte dhe sakrifica, ky regjim, siç ka vazhduar dhe do të vazhdojë, nuk realizohet ndryshimi.

Duhet të ndërmarrim një debat intensiv me qytetarët tanë. Duhet të krijojmë një situatë të përgjithshme proteste, revolte, reagimesh. Është e domosdoshme që kryetarë grupesh të organizojmë mbledhje me kryesitë e degëve, me aktivin e degëve, me seksionet dhe me qytetarët. Thashë edhe njëherë, kam mirëkuptim për të gjithë ata që e shohin me skepticizëm revolucionin dhe ata që ky term iu duket i largët. Ky regjim nuk ikën ndryshe, nëse ndonjë mendon se ky ikën me votë, personalisht nuk besoj diçka të tillë. Çdo ditë ky po e shton gjithmonë e më shumë mbështetjen kriminale. Protesta të tilla nuk i ka parë Shqipëria. Janë tjetër protestat me urbanë me të punësuar dhe tjetër protestat me qytetarë që janë të detyruar të marrin bukën me vete.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix3 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix3 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix3 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix3 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook