Lidhu me ne

Mix

Ndotja përkeqëson shëndetin mendor, por cilat mosha rrezikojnë më shumë?

ndotja 1280x720

Ndotja e ajrit nuk është e dëmshme vetëm për shëndetin pulmonar dhe kardiovaskular, por edhe për shëndetin mendor. Dy studime të reja konfirmojnë se ekspozimi i zgjatur ndaj ndotjes së ajrit rrit rrezikun e depresionit dhe ankthit, edhe në kontekste ku smogu konsiderohet nën pragun e alarmit, sidomos tek të moshuarit.

Studimi i parë nga Universitetet e Harvardit dhe Emory (SHBA) ekzaminoi të dhënat e gati nëntë milionë amerikanëve mbi moshën 64 vjeç të regjistruar në sigurimin shëndetësor federal Medicare. Prej tyre, më shumë se 1.52 milionë kishin diagnozë të depresionit midis viteve 2005 dhe 2016. Studiuesit hartuan nivelet e ndotjes (grimcat e imta, dioksidin e karbonit, ozonin) që merrnin frymë në zonat ku jetonin pacientët dhe vunë re një lidhje statistikisht të rëndësishme midis ekspozimit ndaj sasive të larta të ndotësve dhe diagnozës së depresionit në pleqëri.

Njerëzit e moshuar u zbuluan se ishin më të rrezikuar për shkak të cenueshmërisë më të madhe të sistemit të frymëmarrjes dhe trurit në pleqëri, dhe mes tyre, ata me kushte më të vështira socio-ekonomike kishin më shumë gjasa të vuanin nga sëmundje mendore për shkak të ekspozimit të njëkohshëm ndaj stresorëve socialë dhe mjedisorë.

“Megjithëse depresioni është më pak i zakonshëm tek njerëzit e moshuar sesa tek popullata më e re, ai mund të çojë në pasoja serioze, si rënia e aftësisë njohëse, sëmundjet shoqëruese dhe vdekja”, shkruajnë autorët e studimit.

Lajmi tjetër i keq është se, për të qenë një faktor rreziku, ndotja e ajrit nuk duhet domosdoshmërisht të kalojë kufijtë e konsideruar të pranueshëm me ligj. Studimi i dytë, i kryer nga shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit, Kolegji Imperial i Londrës dhe Shkolla e Shëndetit Publik të Universitetit të Pekinit, hetoi efektet e smogut në incidencën e ankthit dhe depresionit në 390,000 njerëz gjatë një periudhe 11-vjeçare.

Edhe në zonat ku nivelet e ndotjes së ajrit konsideroheshin të ishin nën pragun e sigurt sipas standardeve të Mbretërisë së Bashkuar u vu re një rrezik i shtuar.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook