Lidhu me ne

Mix

Pse dridhen duart?! 6 probleme shëndetësore fshihen pas këtij fenomeni…

Të dridhen duart?! 6 probleme shëndetësore fshihen pas këtij

Ndoshta dridhja e duarve ka filluar së fundmi.

Ose mbase po përkeqësohet edhe më shumë.

Me siguri ka nisur gradualisht.

Mund të ndodhë kur jeni të stresuar ose të inatosur.

Ose e keni për shkak të ndonjë sëmundjeje.

Cilido të jetë shkaku, “tremor” është emri që ekspertët i kanë vendosur dridhjes së duarve (ndonjëherë edhe këmbëve).

Dridhja e duarve është më e zakonshme sesa mund ta keni menduar dhe shkaqet e saj janë nga më të ndryshmet.

1.Tremor qendror (ET)

Nga të gjitha arsyet e dridhjes të duarve, kjo është më e zakonshmja.

Është një nga sëmundjet më të përhapura të sistemit nervor.

Ajo zakonisht fillon tek duart dhe mund të përhapet edhe në krahë, kokë, zë, ose edhe në pjesë të tjera të trupit.

Tremori qendror është i ndryshëm sepse prek duart kur janë duke lëvizur.

Ndërsa format e tjera të tremorit (dridhjes së duarve) ndodhin kur nuk jeni duke lëvizur.

Ajo mund të shkaktohet nga një ndryshim në gjene (mjeku mund ta quajë mutacion), që do të thotë, nëse një nga prindërit e tuaj ka tremor, edhe ju mund të vuani nga i njëjti problem gjithashtu.

Disa raste shkaktohen edhe nga ndotja e ajrit dhe toksinat në ambient.

Megjithatë duhet të bëhen më shumë kërkime për të kuptuar më mirë këtë lidhje.

Mosha është një tjetër faktor rrezikues.

Edhe pse kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo moshë, njerëzit mbi 40 vjeç janë më të rrezikuar.

Prandaj gjasat rriten më shumë me kalimin e moshës.

Stresi, lodhja dhe teprimi me kafeinën mund ta përkeqësojnë gjithashtu dridhjen e duarve.

Në këtë pikë e keni vështirë të hani, pini, shkruani apo të kryeni veprime të tjera me duar.

2. Sëmundja e Parkinsonit

Dridhja e duarve është një ndër shenjat e para të sëmundjes së parkinsonit, që prek 10 milionë njerëz në të gjithë botën.

Jo të gjithë njerëzit e prekur nga kjo sëmundje fillojnë të dridhen, megjithatë shumica e tyre në fazat e para të sëmundjes kanë disa lëvizje të pavullnetshme të duarve, këmbëve ose edhe një gishti të vetëm.

Në pjesën më të madhe të rasteve, tremori prek vetëm njërën anë të trupit.

Dhe shpesh shfaqet kur relaksoni muskujt.

Jo më kot quhet tremor çlodhës.

Sapo të lëvizni fillon të pushojë dridhja.

3. Heqja dorë nga alkooli

Dridhja e duarve është një nga shenjat e para.

Nëse nuk keni qenë të varur nga alkooli, dridhet e durave mund të zgjasin disa ditë.

Por, nëse keni pirë shumë dhe për një kohë të gjatë, mund të keni dridhje të duarve për një vit ose më shumë edhe pasi të hiqni dorë nga alkooli apo lëndë të tjerë të dëmshme.

Dridhjet e duarve nuk do të thonë medoemos se jeni të sëmurë.

Ndonjëherë dridhja e duarve ndodh si reagim i trupit ndaj diçkaje.

4. Përdorimi i medikamenteve të caktuara

Shkaktarët më të zakonshëm janë mjekimet që bllokojnë një substancë kimike në tru që quhet dopaminë.

Ajo kalon informacionin nga një pjesë e trurit në tjetrën.

Në këtë rast do të ndalohen dridhjet e duarve kur ndaloni së përdoruri këto ilaçe.

5. Mungesa e vitaminës B12

Pa këtë vitaminë sistemi nervor nuk funksion siç duhet.

Mund ta gjeni këtë vitaminë tek mishi, peshkut, vezët dhe produktet e qumështit.

6. Stresi
Shqetësimet financiare, problemet në çift dhe shqetësimet shëndetësore janë të lidhura drejtpërdrejt me stresin, ky i fundit mund të përkeqësojë dridhjen e duarve.

Nervozizmi, uria ose mungesa e gjumit gjithashtu mund të shkaktojnë dridhje të duarve, që quhet ndryshe tremor psikologjik.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook