Lidhu me ne

Radar

Vladimir Putin dhe Saddam Hussein kanë shumë të përbashkëta

LEONID BERSHIDSKYPutin dhe Sadam Hussein kanë shumë të përbashkëtaFoto ilustruese

Për botën perëndimore, rëndësia e luftës në Ukrainë ka të bëjë kryesisht me gjeografinë e saj: ajo po ndodh në Europë, nga një distancë e vogël nga disa prej vendeve më të pasura dhe më paqta të botës. Paralelet me luftërat e mëparshme europiane, më së shumti me Luftën e Dimrit të nisur nga Bashkimi Sovjetik në Finlandë, ishin të bollshme në javët e para të konfliktit.

Por lufta, së cilës po i ngjan më shumë pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin, u zhvillua në Mesopotaminë e largët. Çdo krahasim historik është një zgjatim. Sepse historia nuk përsëritet plotësisht njëlloj. E megjithatë, për një lexues të biografive të Sadam Huseinit që kanë të bëjnë me luftën Irak-Iran, paralelet janë të pashmangshme.

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e Revolucionit Islamik të Iranit në komunitetin e madh të vendit të tij, Sadami bombardoi në fillim aeroportet ushtarake të Iranit, dhe më pas dërgoi tanket në vendin fqinj në fund të shtatorit 1980. Edhe Putin është përpjekur që ta portretizojë pushtimin e tij si parandalues. Për të “regjimi neo-nazist” i Ukrainës ishte duke krijuar një “anti-Rusi”, një bazë të Perëndimit armiqësor, shumë pranë kufijve të Rusisë.

“Ne nuk dëshirojmë as të shkatërrojmë Iranin dhe as ta pushtojmë atë”- deklaroi Ministri i Jashtëm irakian Tarik Aziz vetëm 11 ditë përpara fillimit të pushtimit. Edhe në tetorin e vitit 2022, vetë Putin deklaroi: “Ne nuk kemi pasur asnjëherë synimin të shkatërrojmë Ukrainën”.

Synimet ushtarake të Sadamit në vitin 1980 ishin po aq të paqarta se ato të Putinit në vitin 2022, të zhytura në një retorikë tejet nacionaliste. Ndërsa Putini e ka krahasuar veten me Carin Pjetri i Madh, që sipas tij rimori shumë territore historike ruse, Sadami u vetëquajt si një Sa’d Ibn Abi Waqqas, gjenerali arab që mundi një ushtri numerikisht superiore persiane në vitin 636, apo një Nabukodonosor i ri, mbreti babilonas që e pushtoi Jerusalemin në vitin 587 Para Krishtit.

Ashtu si Putini në shkurtin e vitit 2022, Sadami në vitin 1980 mendoi se do të fitonte nëpërmjet një sulmi rrufe (ai ishte frymëzuar nga fitorja izraelite në luftën gjashtëditore të vitit 1967). “Ai priste që lufta të zgjaste vetëm disa ditë, dhe të përfundonte me negociata që do të sillnin kapitullimin e rezistencës iraniane”- shkroi Said Aburish në librin “Sadam Husein: Politika e hakmarrjes”, botuar në vitin 2000.

Forcat irakiane përparuan përgjatë një fronti të gjerë, duke pushtuar disa fshatra dhe qytete dhe në fillim dukeshin shumë më të forta sesa kundërshtarët e tyre iranianë të armatosur dobët. Megjithatë, ashtu si Rusia e Putinit, edhe Iraku dështoi t’i shkatërronte forcat ajrore iraniane në terren dhe të arrinte një epërsi të plotë ajrore.

Për këtë arsye shumë shpejt u bë e qartë se vija e frontit ishte shumë e gjatë dhe trupat irakiane nuk mund të ruanin presionin fillestar. Ashtu si Putini 42 vjet më vonë, Sadami e kishte nënvlerësuar shpirtin luftarak të armikut të tij. Vullnetarët e rinj iranianë, shpeshherë të trajnuar dobët, dëshmuan të ishin gjithsesi një kockë e fortë për ushtrinë e tij profesionale.

Lufta rrufe e Irakut dështoi kryesisht sepse Sadami u përpoq ta drejtonte vetë pushtimin. Edhe përfshirja e madhe e Putinit në vendimet taktike që u morën gjatë pranverës së vitit 2022 të kujton gafën e Sadamit. Sepse as Putini dhe as Sadami nuk kanë shërbyer ndonjëherë në ushtri në asnjë lloj niveli.

Në pranverën e vitit 1981, forcat e Sadamit nuk po përparonin më. Madje në majin e po atij viti iranianët rimorën kontrollin e qytetit simbolikisht të rëndësishëm Khorramshahr, të cilin propaganda irakiane e quante Al-Muhammara. Ajo disfatë e nxiti Sadamin të forconte kufirin me Iranin, nga frika e një kundërsulmi.

Këtë gjë po e bën sot Rusia në rajonet Belgorod dhe Kursk pas sukseseve ushtarake ukrainase të vjeshtës së vitit të kaluar. Njëkohësisht, ashtu si Moska 4 dekada më vonë, Bagdadi, me tregtinë e tij dinamike dhe pa mungesa të dukshme apo masa mbrojtëse, nuk dukej si kryeqyteti i një vendi në luftë.

Në vend se ta përqendronte shumicën e burimeve të Irakut tek operacioni ushtarak dhe ta vinte theksin ashtu siç bëri Irani te virtyti i sakrificës, presidenti irakian u përpoq t’i provonte popullit të tij se ai mund të zhvillonte një luftë dhe nga ana tjetër të ruante një atmosferë normaliteti.

Ashtu si rusët sot, irakianët u pajtuan me humbjet në fushën e betejës, jo vetëm sepse qeveria e Sadamit u dha familjeve të viktimave makina falas, parcela toke dhe kredi pa interes për blerjen e shtëpive. Sot qeveria e Putinit kompenson çdo qytetar që blen një makinë të re të prodhimit rus.

Në atë kohë SHBA-ja anoi kryesisht në favor të Irakut, duke e parë Sadamin, një sundimtar laik, si të keqen më të vogël. Por ajo i shiti fshehurazi armë Iranit sipas marrëveshjes Iran-Contra. Ndërkohë në konfliktin aktual, SHBA dhe aleatët e saj janë të rreshtuar në anën e Ukrainës.

Por Uashingtoni nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejt, dhe me rezervat e saj të mëdha të fuqisë punëtore dhe armatimit, Rusia nuk është Irani i viteve 1980. Prandaj palët ndërluftuese janë pak a shumë të balancuara në mënyrë të barabartë, ashtu si Irani dhe Iraku në ditët e sotme. Gjithsesi lufta është rraskapitëse. Deri në vitin 1987, konflikti Iran-Irak ishte një nga konfliktet më të gjata të shekullit XX dhe Sadami ishte gati të tërhiqte trupat e tij në përputhje me një rezolutë të Kombeve të Bashkuara.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për Iranin, që ashtu si Ukraina sot, kërkoi dëmshpërblime të mëdha. Vetëm një vit më vonë, pas një sërë pengesash në fushën e betejës, Irani e pranoi rezolutën, edhe pse Iraku mbante ende të pushtuar një pjesë të territorit të tij. Kjo gjë i dha mundësi Sadamit të pretendonte fitoren.

Putini mund të festojë në një stil të ngjashëm nëse një marrëveshje e mundshme paqeje i jep mundësi të mbajë çdo territor që ka arritur të pushtojë. Kur qëllimet e luftës janë në thelb të padeklaruara, dhe sidomos vite më vonë, kur janë pakësuar qëllimet fillestare, diktatorët kanë shumë fleksibilitet për të luajtur rolin e fituesit.

Për diktatorë si Sadami dhe Putini, çdo rezultat që siguron epërsinë e tyre të vazhdueshme është një fitore. Megjithatë, nuk ka gjasa që Putini të kthejë ndonjë territor në mënyrë vullnetare, siç bëri Sadami në vitin 1990, kur ishte i fokusuar në pushtimin e Kuvajtit.

Ajo aventurë e vulosi fatin e tij, por vetëm pasi SHBA-ja dërgoi trupat e saj në atë luftë. Me pushtimin e Ukrainës, Putini u largua nga radhët e liderëve europianë dhe e ktheu Rusinë drejt Azisë. Megjithatë, sjellja e tij në krye të Rusisë i ngjan shpesh asaj të Sadamit.

Që të dy kanë origjinë nga familje modeste dhe të varfra, që të dy kanë kërkuar një rol historik, kanë përdorur dhunën dhe shtypjen, kanë ndërtuar sisteme të korruptuara, nepotike të mbështetura nga agjencitë e sigurisë të financuara në mënyrë të bollshme.

E vërteta e hidhur e ndërtuar në këtë paralele historike të papërsosur, është se edhe Sadami, regjimi i të cilit nuk arriti të ketë armë bërthamore, do të kishte mbijetuar si sundimtari autoritar i Irakut dhe iniciator i luftërave agresive po të mos kishte ndodhur një ndërhyrje e drejtpërdrejtë ushtarake e SHBA-së.

Ajo që mundi të arrijë Sadami, nuk është e pamundur as për Putinin. Marshimi i ushtrisë amerikane drejt Moskës ashtu siç bëri në Bagdad është një skenar kaq i pamundur edhe pse i dëshirueshëm për shumë ukrainas. Dhe mjerisht, nëse precedenti Irak-Iran është ndonjë tregues, nuk ka as një shpresë për arritjen e një paqeje të shpejtë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook