Lidhu me ne

Mix

Ron DeSantis kritikon demokratët: E majta po përpiqet të imponojë axhendën e saj, e mbrojta Floridën prej saj


Guvernatori i Floridës Ron DeSantis vlerësoi politikat e tij për shpëtimin e shtetit nga kolapsi financiar dhe moral në një intervistë me Maria Bartiromo të Fox Neës të dielën, duke lënë të kuptohet se të njëjtat politika do funksiononin po aq mirë për të rregulluar të gjithë vendin.

“Unë mendoj se duhet të pranojmë se e majta po përpiqet të imponojë axhendën e saj përmes të gjitha arterieve tona në shoqëri, duke përfshirë Amerikën e korporatave,” tha republikani, duke shpjeguar se mbrojtja e banorëve të Floridës nënkuptonte sigurimin që ‘e majta të mos ishte në gjendje të impononte axhendën e saj mbi ta përmes Amerikës së korporatës, përmes burokracisë, përmes universiteteve’

Në mënyrë të veçantë, DeSantis vuri në dukje arritjen e tij për të frenuar gjigantin e argëtimit Disney, i cili kishte operuar Walt Disney World si një ent vetëqeverisës për gjashtë dekada derisa legjislacioni që guvernatori nënshkroi muajin e kaluar e vendosi edhe një herë parkun tematik prej 44 miljesh katrorë nën qeverisjen e shtetit.

Në librin e tij të sapobotuar, ‘Guximi për të qenë i lirë: Plani i Floridës për ringjalljen e Amerikës’, DeSantis argumenton se ai i dha formë ‘mrekullisë së Floridës’ duke qenë ‘i gatshëm për të udhëhequr’ në vend që të mbështetej në sondazhet dhe opinionin publik dhe mund të bënte njëjtë në mbarë vendin.

“Një lider nuk është rob i sondazheve, një lider udhëheq dhe formëson opinionin publik,” i tha ai Bartiromos. Qasja e DeSantis i ka sjellë atij një fitore të thellë në zgjedhjete fundit me 1.5 milionë vota më shumë se kundërshtari, krahasuar me fitoren e mëhershme me vetëm 30 mijë vota më shumë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook