Lidhu me ne

Mix

Fakte interesante / 5 kafenetë më historike të Parisit

Le Procope
Përjetoni kulturën e kafeneve të Parisit dhe zbuloni historinë e pasur të kafeneve me ndikim të qytetit

Asnjë udhëtim në Paris nuk është i plotë, pa një vizitë në një nga mijëra kafenetë në trotuaret e një prej qyteteve më romantike në botë.

Të frekuentuara nga shkrimtarë, artistë, mendimtarë me ndikim dhe figura kryesore historike, që datojnë në shekullin e 17-të, kafenetë kanë luajtur një rol qendror në zhvillimin e identitetit të Parisit.

Bashkohuni me miliona turistë, që ndalojnë për një ose dy kafe ekspres, në një nga 5 kafenetë e famshme të përmendura më poshtë, dhe ka shumë mundësi që të ndiqni gjurmët e një figure të shquar historike.

1. Le Procope

E themeluar nga kuzhinieri sicilian Procopio Cutò në 1686, Procope ishte institucioni i parë francez që e quajti veten një kafene, duke i shërbyer publikut kafe dhe akullore italiane.

Elementet e dizajnit të Cutòs si llambadarët, pasqyrat dhe tavolinat prej mermeri, tani janë standarde në kafenetë europiane.

Portrete ovale dhe pllaka që përkujtojnë ish-pronarët zbukurojnë muret, me çdo dhomë të emërtuar sipas figurave historike, që dikur zbukuronin kafenenë, duke përfshirë Shopenin dhe Volterin.

2. Café Les Deux Magots

Historia e Café Les Deux Magots daton në vitin 1812, si një dyqan risish dhe pëlhurash, të quajtur sipas shfaqjes bashkëkohore Les Deux Magots de la Chine.

Në 1873, pronarët u zhvendosën në ambientet aktuale të Saint-Germain-des-Prés, dhe në 1884, e transformuan biznesin në një kafene, duke mbajtur emrin dhe dy figurina titullare mandarine, ose maggot, të vendosura dukshëm në shtyllën qendrore të kafenesë.

Les Deux Magots fitoi popullaritet për shkak të klientelës së saj me ndikim letrar dhe artistik.

Poetët simbolistë Paul Verlaine dhe Arthur Rimbaud, ishin ndër vizitorët e parë të shquar, por periudha pas Luftës së Parë Botërore shënoi kulmin e kafenesë.

Duke i qëndruar besnike epokës së saj të artë të viteve 1930, kafeneja ruan brendësinë e saj Art Deco me ndenjëse të kuqe, tavolina sofër, pasqyra të gjata deri në tavan dhe llambadarë.

Portrete të ish-klientëve të shquar, tani varen në mure me dy figurina mandarine që ende mbajnë vendin e tyre krenar.

3. Café De Flore

E quajtur sipas një skulpture të Florës, perëndeshës romake të luleve, e cila qëndron në bulevardin Saint-Germain, Café De Flore u hap në 1885, dy vjet pas kafenesë po aq ikonike Les Deux Magots.

Për më shumë se 130 vjet, dy kafenetë kanë ekzistuar si rivale vetëm 44 metra larg njëra-tjetrës.

Ndërsa turmat mblidheshin në Café Les Deux Magots për të pare njerëzit e famshëm, këta të fundit, duke përfshirë Raymond Aron, Maurice Merleau-Ponty, Truman Capote, Albert Camus dhe Ernest Hemingway, u tërhoqën në Café De Flore, për qetësi.

Flore nuk ka ndryshuar shumë që nga vitet 1930, me bankete të kuqe, mobilje mogani dhe kangjella bronzi ende të ekspozuara edhe sot.

Pijet shërbehen ende në porcelan të bardhë dhe jeshil, që përputhet me sinjalistikën e veçantë përpara.

4. Café de la Paix

Fillimisht e destinuar për t’i shërbyer Grand-Hôtel de la Paix, më vonë u riemërua Le Grand-Hôtel, në 1862, Café de la Paix, u ndërtua si pjesë e rinovimit të Parisit nga Georges-Eugène Haussmann (1853-1870).

Fillimisht tërhoqi vëmendjen si mikpritëse e Ekspozitës Ndërkombëtare të 1867, panairit të dytë botëror.

Vendndodhja e tij e spikatur pranë operës Palais Garnier, e bëri Café de la Paix një nga pikat më të njohura dhe më të kërkuara të Parisit, duke tërhequr shumë artistë dhe politikanë të famshëm, përfshirë Victor Hugo, Émile Zola, Guy de Maupassant, Pyotr Tchaikovsky, Oscar Wilde dhe madje edhe Eduardi VI.

Kafeneja ka pësuar disa rinovime, i fundit në vitin 2003 nga firma arkitekturore shtetërore, Bâtiments de France, pasi qeveria e shpalli kafenenë një monument historik.

5. Café de la Rotonde

Café de la Rotonde ka qenë një element kryesor i skenës së kafeneve dhe restoranteve të Parisit për pak më shumë se një shekull.

E themeluar në vitin 1911 nga Victor Libion, ajo ishte një nga kafenetë më të njohura të qytetit gjatë periudhës midis luftërave, veçanërisht për artistët.

Si një pikë qendrore për brezin e humbur të intelektualëve europianë dhe emigrantëve amerikanë, La Rotonde ishte epiqendra e ideve të reja si dadaizmi, surrealizmi dhe kubizmi.

Brendësia e kuqe dhe e artë, e cila përputhet me shenjën e famshme në pjesën e përparme, ende e mbush La Rotonde me hijeshi unike, duke ju transportuar në një botë tjetër, në një shekull tjetër, kur idetë radikale u prezantuan për herë të parë mbi të njëjtat tavolina.

/ History Hit

MË TEPËR

Kryesore21 minuta më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix25 minuta më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi14 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi14 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix14 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix14 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske14 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook