Lidhu me ne

Mix

Depresioni nuk njeh moshë, ja shenjat që duhen dalluar

What Is Depression? Symptoms and Overview

Depresioni është një sëmundje që nuk pyet për moshë. Ata që preken nga ai e fshehin. Ndaj është jetësore që të gjithë të jemi në gjendje të dallojmë sinjalet tek personat që mbajmë afër. Ky problem manifestohet me trishtim dhe humbje të shpresës dhe interesit në aktivitetet e përditshme.

Në Shqipëri mosha e të prekurve nga depresioni ka ardhur duke u ulur në mënyrë alarmante. Psikologët referojnë raste të depresionit edhe në mosha 14-15 vjeçare. Kjo si pasojë e modeleve jo reale me të cilat sidomos të rinjtë ndeshen në mediat sociale, qoftë këta të ashtuquajtura figura të modelingut apo edhe pseudo-artiste me karriera të dyshimta. Ndërkohë që edhe tek moshat e tjera pasojat e depresionit bëhen serioze dhe nevoja për trajtim afatgjatë mund të bëhet urgjente.

Shenjat e Depresionit që duhen dalluar

Ndryshimet Emocionale

Të afërmit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të mëposhtme:

Trishtim dhe të qara pa arsye.

Boshllëk emocional dhe ndjesia e të qenit të pashpresë

Acarim dhe mërzi.

Zemërim për probleme nga më të voglat.

Humbje interesi për aktivitete të ndryshme.

Konflikte të vazhdueshme me miqtë dhe familjen.

Vetëvlerësim i ulët, ndjenja faji dhe mosvlerësimi për veten.

Fiksime, ekzagjerime, fajësim të vetes dhe kritika të ashpra ndaj vetes.

Ndjeshmëri të lartë ndaj dështimit ose refuzimit.

Vështirësi në përqendrim, kujtesë dhe vendimmarrje.

Prishtmëri të zymta për jetën.

Mendime të shpeshta për vetëvrasje dhe vdekjen.

Ndryshimet në Sjellje

Të afërmit duhet të jenë të kujdesshëm edhe ndaj ndryshimeve në sjellje si për shembull:

Lodhje, mungesë energjie, pagjumësi ose fjetje për orë të tëra.

Përdorimi i drogës, alkolit dhe ndryshime në oreks.

Acarim, dridhje duarsh, ngadalësi në lëvizje e në të menduar.

Ankesa për dhimbje koke, izolim social dhe mungesa në shkollë.

Neglizhencë dhe shpërthime nervash të rrezikshme.

Lëndim të vetes dhe plane specifike për vetëvrasje.

Kur Duhet Të Konsultoheni Me Një Mjek

Për një të afërm apo mik, është shumë e vështirë të dallojë ndryshimin mes luhatjeve të humorit si pasojë e depresionit.

Nëse simptomat e lartpërmendura kanë një ndikim negativ në jetën e personit, atëherë duhet të shkoni tek një ekspert i shëndetit mendor.

Simptomat e depresionit nuk kalojnë vetë. Nëse nuk trajtohen siç duhet, ato mund të shkaktojnë probleme serioze.

Depresioni shkaktohet nga anormalitë në transmetuesit nervorë, ndryshimet hormonale, traumat në të shkuarën por mund të jetë edhe i trashëguar.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

U rendit i dyti pas Stresit në BBVK, Vedat Bajrami hatërmbetje me produksionin

Në finalen e “Big Brother VIP” Stresi dhe Vedat Bajrami ishin përballë njëri-tjetrit kokë më kokë. Por, në fund ishte reperi...

Kritike18 orë më herët

Disa zagarë me ndihmën e pushtetit vodhën “vulën” e PD

Pollo: Disa zagarë me ndihmën e pushtetit vodhën “vulën” e PD Pollo: Disa zagarë me ndihmën e pushtetit vodhën “vulën”...

Mix18 orë më herët

Si të kërkoni rritje rroge ?

Kërkimi për një rritje rroge është shpesh i ndërlikuar. Ju prireni të mendoni shumë për këtë përpara se të ndërmerrni...

Mix19 orë më herët

Fakte interesante nga Shqipëria komuniste: I vetmi vend pa Ministri Drejtësie në botë

Vendosja e regjimit komunist në vitin 1945 u shoqërua me një ristrukturim tërësor të sistemit të drejtësisë, legjislacionit dhe organizimit...

Temporal19 orë më herët

Si u kujdes Enver Hoxha personalisht për hetimin, filmimin dhe fotografimin nën torturë të Fiqirete Shehut

Nga Afrim Imaj Në fundin e gushtit dhe fillimin e shtatorit të vitit 1983, një video misterioze që u shpërnda...

Mix19 orë më herët

Bled Mane thotë se ka qenë në burg me Qetsorin: ‘Rrinte te bodrumi ku izolohen hajdutët e pusetave’

Bledi Mane e ka rrëfyer edhe vetë se ka qenë në burg 3 herë, e këtë e përmendi edhe në...

Radar19 orë më herët

Veliaj krenohet me fidanet e mbjella në Tiranë/ “Ju bëni shaka, por ato janë rritur, bëjnë hije”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar ditën e sotme nisjen e javës së Teknologjisë Tirana-Tel Aviv, qëllimi...

Mix19 orë më herët

Ryan Reynolds, përgatitja dhe dieta e tij strikte për rolin në “Deadpool”

Aktori Ryan Reynolds po përgatitet tërësisht për të sjellë sërish në jetë protagonistin e “Deadpool”. Trajneri i Reynolds, Don Saladino,...

Sport21 orë më herët

“Nuk kam parë kurrë një makinë kaq të shpejtë”, për kë e ka fjalën Lewis Hamilton?

Mangësitë e ekipit të Mercedes u zbuluan edhe një herë në Formula 1, në Arabinë Saudite këtë fundjavë. Red Bull...

Mix21 orë më herët

Dieta e Harvardit: Udhëzime dietike për shëndetin dhe jetëgjatësinë

Burimi: Unsplash Në një kohë kur temat e jetëgjatësisë dhe plakjes së shëndetshme janë më të njohura se kurrë, njerëzit...

Facebook