Lidhu me ne

Radar

Gazetari që zbërtheu skemën e gjobave të Adriatik Doçit: Kishim shumë denoncime. Merrte një fakt të vërtetë, 30 i sajonte

Gazetari që zbërtheu skemën e gjobave të Adriatik

Gazetari Naim Noka i cili publikoi një ditë më parë në portalin e tij “Publiklive” përgjimet audio të Adriatik Doçit, gazetarit të Carlo Bollinos, i cili tregonte në mënyrë të detajuar si gjobiste biznesmenë, politikanë, ministra, prokurorë e gjyqtarë ka rrëfyer si ra në gjurmët e skemës së gjobave.

Në një intervistë në Syri Tv, Nako thotë se në redaksinë e tij kishin mbërritur një mori denoncimesh se Doçi bënte shkrime-sulme me të dhëna të pasakta për biznese dhe biznesmenë, për t’i gjobitur. 

Në redaksinë tonë kishte informacione se shumë biznese, se gazetari në fjalë bënte shkrime të shpeshta të pasakta duke marrë tek tuk fakte, 1 fakt të vërtetë dhe 30 i sajonte vetë. Menjëherë redaksia jonë u vu në lëvizje e mbështetur dhe nga një strukture e USAID dhe ne ngritëm strategjinë tonë duke siguruar videot.

Këto janë audio përgjime. 

Ky është një sekret profesional, por kemi shumë video dhe audio-përgjime për këtë gazetarë. Jetojmë në Shqipëri dhe sinqerisht këtu jo vetëm media e ka humbur kuptimin e mirë se si duhet të jetë një media serioze kuptohet është pasojë e politikës, shoqërisë tonë që po jeton në pjesën më të keqe të mundshme të 30 viteve demokraci, dhe kësisoj edhe gazetari në fjalë është pjesë e këtij llumi.

Sot Carlo Bolino u shpreh se është një përgjim i bërë nga mediat e Berishës, por faktet janë fakte dhe është kapur më presh në duar dhe ne nuk bëmë asgjë tjetër se faktuam të vërtetën. Në Shqipëri mediat janë kthyer në patkllake dhe kobure siç ishte gazetari në fjalë. Ky nuk e pranon dhe mundohet të justifikohet me shkrime dhe mbi të gjitha i shkaktoj dramë dhe dy qytetarëve që mbanin dhe mbiemrin tim dhe sajon disa shkrime ku më cilëson si tutor femrash dhe zotëria në fjalë ka shkaktuar dramë në familje për ata dy persona që mbanin mbiemrin tim. 

Media ka një mision shumë të shenjtë dhe duhet ti rrijë misionit të saj. Ky mision po bëhet pis, jam i trishtuar dhe më vjen turp se ka gazetarë që arrijnë në këtë nivel të ulët, kjo është një dramë dhe tmerr e kësaj shoqërie. Në një vend demokratik po të kishte ndodhur kjo, po të marrim dhe Kosovën dhe Maqedoninë do të kishte një reagim të fortë të medias por edhe të shoqërisë ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë reagim.

Ky është një gazetar që punon në një media që mbështet qeverinë dhe me shkrimet e tij dezinformon qytetarët. Unë e kam marrë në telefon për të sqaruar një pjesë që lidhej me një qytetar që ishte i stresuar sepse ai shkruan gjëra të pavërteta dhe nuk kanë lidhje me realitetin. Ky personi shkon në SPAK dhe bën kallëzime në prokurori për të mbrojtur drejtësinë e re dhe dërgon materiale të pa vërteta gjyqtarëve dhe prokurorëve. Qëllimi kryesor i medias tonë është të jemi kundër fake neës dhe të informojmë publikun me të vërteta dhe jo të pavërteta”, tha gazetari Naim Noka. 

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook