Lidhu me ne

Radar

PS e kandidoi për mandatin e shtatë, si e justifikoi Peleshi rekordin e Gëzim Topçiut

"Maliqi ka nevojë për një menaxher si ai”/ PS eGëzim Topçiu

Partia Socialiste zyrtarizoi dje kandidaturat për 61 bashkitë e vendit dhe kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, do të kandidojë për një mandat të shtatë në këtë bashki, një rekord ky për të zgjedhurit vendosë në Shqipëri.

Sipas drejtuesit politik të Korçës, Niko Peleshi, arsyeja e kandidimit të Topçiut sërish është fakti se Maliqi ka nevojë për një menaxher si ai.

Kemi shumë figura në këtë bashki, por Gëzim Topçiu është kampioni i shërbëtorit ndaj qytetarëve. Në bashkinë e madhe të Maliqit në fakt ka vetëm dy mandate. Është një nga kampionët e punës dhe jam shumë i bindur që nuk do të jetë thjesht një mandat i ri me të cilin jemi mësuar, por do të jetë një mandat ku do të kemi projekte të mëdha. Maliqi ka nevojë për një menaxher si Gëzim Topçiu”, u shpreh Peleshi.

Por teksa kryebashkiaku i Maliqit kandidohet për herë të shtatë, dy kryebashkiakë të tjerë në qarkun e Fierit do të hapin krahun për shkak se kanë marrë nga tre mandate.

Rajmonda Balili në Patos dhe Fredi Kokoneshi në Divjakë morën mbrëmë vlerësimet e Taulant Ballës për punën e bërë, por pas tre mandatesh, sipas tij, ka nevojë për energji të reja.

“Falënderoj dhe vlerësoj shumë punën që ka bërë deri tani në Patos Rajmonda Balilaj. Edhe në Patos shumë më mirë është punuar, ndërkohë që nuk ka asnjë dyshim pse Rajmonda nga viti 2011 në këto 3 mandate ka bërë një punë të shkëlqyer. Por për shkak se mendojmë që 12 vite në krye të kësaj bashkie kanë qenë mjaftueshëm, në kryesi në mënyrë unanime u ra dakord që të shkojmë për një kryetar të ri, Fation Duraj, një inxhinier me shumë energji të reja”, tha Balla për kryebashkiaken e Patosit.

Ndërsa për Divjakën ai u shpreh se “kemi pasur një diskutim, bazuar në të gjitha sondazhet. Fredi Kokoneshi ka drejtuar këtë bashki për 12 vite dhe bashkë me Erion Braçen kanë bërë një punë të shkëlqyer. Por për një mandat tjetër të padiskutueshëm në Divjakë, pas edhe diskutimeve me deputetin dhe kryesinë, u propozua dhe u miratua kandidatura e Josif Gorreas, bujku më i mirë shqiptar”.

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore19 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix19 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook