Lidhu me ne

Radar

Karagjozë me vulë

Karagjozë me vulë

Karagjozë me vulë

Nga Andi Bushati 

Grupimi i vetëquajtur si PD zyrtare u soll në mënyrën më qesharake të mundshme me zgjedhjet e 14 majit. Ata nuk zgjodhën asnjërën prej rrugëve që kishin në dorë. As nuk iu bashkuan kandidatëve të primareve për të mos përçarë opozitën, as nuk vepruan si një forcë politike serioze që konkuron në 61 bashkitë e vendit. Ata shkuan për variantin më absurd, atë për të propozuar kandidatë vetëm në ato qytete ku gjenin ndonjë delirant të gatshëm për tu thënë “PO”, ku zbulonin ndonjë konkurrent të ushqyer me tenderat e regjimit, apo ku kishin ndonjë qokë personale për të bërë.

Askush nuk mund ta shpjegojë dot se përse “vula” duhet të ketë psh. një kandidat në Tiranë, pa pasur të tillë në Shkodër, Elbasan apo Durrës? A mos vallë gjykojnë se Erion Veliaj është i pamposhtshëm? Edhe mundet, po le ta thonë e më pas të spjegojnë se përse i lanë të lira ato qytete ku i duket se Rilindja mund të thyhet. Kështu pa asnjë sqarim kjo zgjedhje vjen era fonde bashkie.

Le të shkojmë më tej. Ta zëmë se nuk donin t’i prishnin punë kolegëve si Luçiano Boçi në Elbasan apo Zef Hila, që u treguan të i gatshëm të digjnin mandatin e deputetit. Po a nuk vlen e njëjta logjikë edhe për Belind Këlliçin?

Le të supozojnë se e kanë kundër Metës (siç disa janë shprehur edhe publikisht), ndaj të cilit po bashkojnë votat me Ramën për ta nxjerrë nga politika. Po a ka sens që në një vend të mbështesësh atë që do Meta, ndërsa në një qytet tjetër ta përdorësh si alibi?

Të abstragojmë sikur po sillen si anti berishistë, që nuk e suportojnë dot një politikan të shpallur non grata nga aleati i madh. Po a nuk janë kandidatët për kryebashkiak të primareve ata që e kanë pranuar dominimin e Berishës? Ç’kuptim ka të bësh diferencë mes salistëve të bardhë apo të zinj?

Ky arrnim pa koherencë është thjeshtë karagjozllëk. Ai tregon se jo vetëm nuk kemi të bëjmë me një parti, por shumë më keq, me një çetë të sponsoruzuar nga lart, që fatkeqësisht nuk ka mbështetës.

Edhë më shëmtuar dolën në këtë ballo me maska ata që flisnin në emër të bashkimit, duke propozuar mbështetjen e të zgjedhurit të foltores, kundër rivalit socialist. Po ç’kuptim ka ky suport hipokrit, kur atij që pretendon të mbështesësh nuk i ke vjedhur vetëm siglën, vulën dhe flamurin, por mbi të gjitha, financimin publik, të drejtën për të pasur komisionerë dhe kohën e llogaritur mediatike? Ç’kuptim ka që edhe pasi nuk të është përfillur mendimi për një qëndrim kaq themelor, të vazhdosh të sillesh si pjesë e asaj që vetëquhet PD-ja zyrtare?

Duket sikur ata që iu kundërvunë Alibeajt, në vendimin e tij për të pasur “disa kandidatë”, duan të bëjnë të njëjtën lojë të fëlliqur si në 6 marsin e shkuar. Atëhere ata silleshin sikur nuk e kuptonin që Basha po i çonte drejt katastrofës dhe u befasuan aq shumë kur morën vesh rezultatin, sa i kërkuan atij dorëheqjen. 

Por në këtë rast, pas 14 majit, as kjo nuk do të ketë rëndësi. Rri apo dorëhiqet Alibeaj nga kryesimi i një çete pa vota, do të jetë më shumë një subjekt humori e gallate sesa një çështje politike.

Në këtë kuptim, fati i kësaj shporte karavidhesh është fare i papërfillshëm. Nëse ata vlejnë për një gjë, kjo nuk ka lidhje me të ardhmen e tyre, por me testimin e këtij grupimi si lakmues për zgjedhjet që do të kemi në 14 maj. Ata janë njohur dhe pranuar politikisht si faktor nga qeveria dhe ambasada amerikane. Ata janë shpallur si opozitë nga gjykata, KQZ-ja, KAS-i dhe Kolegji zgjedhor. Në bazë të ligjeve të vendit, ata do kenë njerëzit e tyre në gjithë trupën e arbitrimit të zgjedhjeve. Ata do marrin para nga buxheti për të garuar. Ata do të jenë të privilegjuar në daljet televizive dhe në pozicionin që do të mbajnë në fletën e votimit. Pra ata janë dëshmia më domethënëse e farsës elektorale që po përgatitet, ku shqiptarëve po u serviret si opozitë kryesore një grupim që i ka lënë bosh së paku 2/3 e garave për kryebashkiakë.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook