Lidhu me ne

Radar

Damian Gjiknuri: Janë rritur vërtet çmimet në Shqipëri, por nuk po vdes njeri për bukë

Damian Gjiknuri: Janë rritur vërtet çmimet në Shqipëri, por nuk po vdes njeri për bukë

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-ministri, Damian Gjiknuri thotë se qeveria socialiste po zbaton politikat e duhura sociale, në një kohë kur ekonomia globale po përballet me të papritura.

Gjiknuri mbështeti nismën për rritjen e rrogave dhe dhënien e bonusit për pensionistët. Ai pranoi se çmimet në vend janë rritur si pasojë e inflacionit. Megjithatë, Gjiknuri tha nga foltorja e Kuvendit se sipas tij, në Shqipëri “nuk vdes njeri për bukë”.

“Plaku i vjetër e di shqetësimin, por nuk sulmon direkt, sepse vë këta kasnecët e vegjël. Ju krijoni kakofoni sepse nuk dini si të reagoni. Vetëm këtë vit janë 10 apo 11 mijë lekë të reja që shkojnë direkt në ekonominë e tyre. Çmimi i energjisë nuk lëvizi këtu asnjëherë. Kjo është masë e pastër sociale, unë jam krenar për qeverinë time. Mos hidhni dokra këtu që Shqipëria qenka vendi i dytë apo i tretë më i shtrenjtë në Europë, këto janë përralla. Vërtet çmimet janë rritur, në Shqipëri siç janë rritur kudo, por prap me këtë minimum të ardhurash nuk vdes njeri për bukë”, deklaroi Gjiknuri.

Deputeti i PS, Gjiknuri nuk kurseu ironitë me demokratët duke thënë se duhet të kërkojnë një Shqipëri të stabilizuar për të ardhmen, por kjo vlen për brezin e ri të politikanëve sipas Gjiknurit dhe jo për politikanë si Edmond Spaho, të cilit iu drejtua duke i thënë “ti nuk je për këtë punë”.

“Shikoni artikujt ndërkombëtarë çfarë thonë për nomadët dixhitalë, shikoni artikuj pozitivë, por juve u turbullojnë dhe ua mbushin sytë me lot. Doni prespektivë zhvillimi ju? Qoftë edhe ju për të ardhur në pushtet, jo ti Mond se ti nuk je për atë, por brezi i ri, do një vend stabël, masa sociale dhe të mos godasë konkurueshmërinë në ekonomi. Ndërhyrjet që po bën qeveria, janë masa e duhur, masa sociale. Ne jemi në proces, ndaj ligjet fiskale në të gjithë botën shikohen dhe rishikohen sepse ka të papritura. Ndaj qeveria duhet të jetë e gatshme të ndërhyjë menjëherë.

“Me që kishit merak për 14 majin, patjetër qytetarët duan dhe dinë ta vlerësojnë, ku e di unë këtë? Ngaqë çirreni ju. Qeveria socialiste duhet të bëjë më shumë masa të tilla, dhe jam i bindur që në këtë pjesë të mandatit fokusi ka qenë aspektet sociale. Për të pasur sa më shumë incentiva për njerëzit për të qëndruar këtu. Fenomeni i emigracionit është global, problemi është çfarë bën ti për ta zbutur”, u shpreh Gjiknuri.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook