Lidhu me ne

Radar

‘Rrudhet’ kampi i Alibeajt për 14 majin, tërhiqet nga gara edhe kandidati i Krujës: S’bëhem pjesë e farsës politike

'Rrudhet' kampi i Alibeajt për 14 majin, tërhiqet nga gara

Kampi i Alibeajt po rrudhet çdo ditë e më shumë, pasi kandidatët që shpalli në garën për kryebashkiakë më 14 maj, po tërhiqen thuajse çdo ditë një e nga një.

Së fundmi, kandidati për Bashkinë e Krujës Sabah Sheta, ka njoftuar tërheqjen nga gara. Në një postim në Facebook, Sheta shkruan se ka vendosur të mos bëhet pjesë e farsës politike që në fund i shërben përçarjes së demokratëve.

“Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021. Kjo është arsyeja madhore pse kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për Bashkinë e Krujës në emër të PD. Por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga fusha e betejës!”, shkruan ai.

Dy ditë më parë, tërheqja më e madhe nga gara, Alibeajt i erdhi nga qyteti i Korçës ku kandidati për kryebashkiak Gjergji Gjata u tërhoq bashkë me 40 emrat e listuar për Këshillin Bashkiak.

“Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçëë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. (Proçedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ)”, njoftoi Gjata.

Tjetër tërheqje erdhi nga Bashkia e Kurbinit, ku Genc Doçi njoftoi se Alibeaj nuk e kishte zyrtarizuar kandidaturën e tij.

“Te nderuar qytetare te Kurbinit! Une nuk do jem kandidat per zgjedhjet vendore te 14 Maj 2023, pavarsisht deshires time te madhe per tu perfaqesuar. Kjo ndodhi pasi Kryesia e PDSH vendosi te mos e zyrtarizoje kandidaturen time”, shkroi Doçi.

Edhe Sandër Marku, kandidati i Alibeajt për Bashkinë e Lezhës u tërhoq nga kandidimi. Marku ishte në listat e dorëzuara në minutat e fundit një natë më parë nga Alibeaj në KQZ.

Ndërsa kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto deklaroi se nuk kishte dorëzuar dokumentacionin në KQZ dhe si pasojë as nuk është regjistruar.

“Nuk jam regjistruar, nuk kam hyrë në garë, nuk kam dorëzuar as dokumentacionin në KQZ”, ka thënë Bujar Vreto.

Edhe Vora “braktisi” Alibeajn, ku kandidati Ibrahim Bruka tha se e kishte të pamundur të kandidonte për shkak të një arsyeje familjare.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix18 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix18 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar18 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar18 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix19 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook