Lidhu me ne

Radar

Zbutet Irfan Hysenbelliu, mbron Taulant Ballën nga Sali Berisha

Biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka nisur të bëjë llogaritë. Lufta me Ramën i ka kushtuar shumë. Në fillim gjobat, pastaj ndryshimi i ligjeve që dëmtojnë tregtinë e birrës, shpërthimi me tritol i hotelit, konfiskimi i pronës etj. Urat që e lidhin me pushtetin janë gjithnjë e më të pakta.

Prandaj edhe batareve që lëshoi Berisha kundër sulmit ndaj Prestige Resort sot i shtoi një sqarim, ku bie në sy një kthesë në raport me Taulant Ballën, kreun e grupit parlamentar të PS-së.

Kur inspektorët e Dallëndyshe Bicit rrethuan hotelin e Hysenbelliut, punonjësit i kujtuan Taulant Ballës heshtjen për shembjen e hotelit. Ata i kishin shërbyer për dy muaj rresht në suitën presidenciale.

Punonjese e Resortit që fet për qendrimin e tij 2 jave ne hotel

“Taulant Balla ka ndenjur me muaj, dy muaj te dhoma presidenciale, i kam shërbyer si pasha. Turp t’i vijë, Taulant Ballës të parit, Edi Ramës të dytit se ka ngrënë aty”, thanë punonjëset e hotelit në intervista për Neës24. VIDEO KETU

Ndërkohë shefi i kuzhinës së Prestige Resort pohoi për Neës24 se kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka qenë si i shtëpisë në këtë hotel, madje kishte gatuar dhe në kuzhinë bashkë me të.

Kuzhinieri tha se Balla duhet të ishte i pranishëm në resort sot për të ofruar mbështetjen e tij.

“Ajo që më vjen në mendje është se Taulant Balla ka ardhur dhe me mua në kuzhinë, kemi gatuar bashkë. Ai minimumi i minimumeve duhet të ishte krah nesh. Si ka mundësi që ai nuk jep një prononcim. Ai ka qëndruar këtu me ne, dhe i kemi shërbyer. Kjo që po bëhet s’ka asnjë shpjegim. Ky resort është si shtëpia jonë.”, tha kuzhinieri në atë kohë.

Por përse qëndroi Taulant Balla kaq gjatë në resortin që nuk paguante taksa në Golem? A pagoi ai për akomodimin dy muaj në suitën presidenciale?

Mediat e Irfan Hysenbelliut lanë të kuptohej se pushtetarët kishin drekuar qyl në resort.

Në media qarkulloi një foto ku biznesmeni drekonte mes të tjerëve me Edi Ramën, Taulant Ballën, Arben Ahmetajn etj.

Dreka që paraqiste foto ishte një akuzë për kryeministrin Rama. Kur hante dhe pinte në resort, nuk shqetësohej për mospagesën e taksave, por kur Hysenbelliu nuk iu bind më, ai e ndëshkoi duke i çuar fadromat.

Nisur nga këto, Sali Berisha lëshoi disa akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ndërsa foli për shembjen e Prestige Resort në Golem.
Berisha tha se urdhri për shpërthimin e resortit erdhi pasi pasi aty socialistët kishin ngrënë, kishin pirë dhe kishin bërë orgji.

“Nëse vendos tritol ndaj pronarit të medias pasi ke ngrënë e ke pirë dhe ke bërë orgji, unë nuk them që mediat të mos zbatojnë ligjin, por nëse kishte diçka jashtë çdo dyshimi, shkelje flagrante ishte prishja e resortit turistik” tha Berisha, duke mbrojtur Hysenbellliun sipas mënyrës së tij.

Në fjalën e tij, Berisha shtoi se “Taulant Balla ka kaluar dy muaj dhe nuk ka paguar asnjë qindarkë në suitën presidenciale të resortit”.

Më pas Berisha ka thënë se “pas 2 godinave të tjera të Prestige që u konfiskuan qëndron korrupsioni”

Të treja deklaratat janë veçuar në një reagim nga Hysenbelliu Group. Për orgjitë e pretenduara të Berishës thuhet se: “E ftojmë z. Berisha dhe këdo tjetër të publikojë provat e pretenduara, ndërkohë që ne jemi të bindur se prova të tilla nuk ekzistojnë”

Por ajo që bie në sy është mbrojtja që i bëhet Taulant Ballës, duke përgënjeshtruar dëshmitë e punonjësve në dhjetor të vitit të kaluar apo edhe foton që tregon standartin e dyfishtë që aplikoi Rama në rastin e Prestige Resort. Sipas Hysenbelliut, të vetmet raste kur Taulant Balla ka qëndruar në hotel ishte për aktivitetet e PS apo për të strehuarit nga tërmeti i 2019.

Në lidhje me deklaratën se “Taulant Balla ka kaluar dy muaj dhe nuk ka paguar asnjë qindarkë në suitën presidenciale të resortit” deklarojmë se z. Balla ka qenë në resort, në disa aktivitete të organizuara nga grupi parlamentar i PS dhe si vizitor i personave të strehuar pas tërmetit të vitit 2019″ thuhet në reagimin e Hysenbelliu Group.

Më parë, Irfan Hysenbelliu ka pasur sulme të forta personale ndaj Edi Ramës, të cilit i ka kujtuar miqtë e bashkëshortes dhe marrëdhënien familjare që biznesmeni ka pasur me zonjën Rama. Duket se ndarja me kryeministrin është e parikuperueshme, por Hysenbelliu po tregohet i kujdesshëm të mos shkatërrojë çdo kontakt me pushtetin, në kushtet kur dikasteret kryesore të pushtetit qëndror i ka kundër.

MË TEPËR

Kryesore26 minuta më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix29 minuta më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix32 minuta më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix33 minuta më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix35 minuta më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix37 minuta më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix43 minuta më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix6 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix6 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix6 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook