Lidhu me ne

Radar

Rilindja urbane / 2.3 mld € për pedonale, 80% të vlerës i vodhi Rama

Berisha: 2.3 mld € për pedonale, 80% të vlerës i vodhi Rama

Berisha flet nga Berati për kandidatët e Ramës: Kopje të shëmtuara të emërimeve që bënte dikur Enver Hoxha

Kryetari demokrat Sali Berisha tha nga Tropoja se shqiptarët po braktisin vendin pasi regjimi i Edi Ramës po e kthen Shqipërinë në tokë të mallkuar.

Berisha deklaroi se Rama vjedh nga investimet që bën për shtrimin e pedonaleve rreth 2.3 miliardë euro ndërsa skamia falimentoi fermerët dhe investimet janë ndërprerë.

Ai shton se në vendin tonë vjedhja ka dalë fushës. “KLSH ka gjetur se në 9 muaj të vitit 2022 janë vjedhur 122 miliardë lekë, kjo është zyrtare, por në këtë vend ku qeveria fut 400 milionë për zgjedhës dhe kreu i prokurorisë thotë nuk dihet kush i merr. “- thotë Berisha.

Më tej, Berisha shprehet se ‘Rilindja’ po përdor pasuritë publike të shqiptarëve në mënyrë më të egër, pasi i shërben presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Shqiptarët ndodhen në kushte të cilat skanë qenë kurrë në ekzistencën e tyre kombëtare, në vetëm 8 vite 35% e tyre kanë braktisur Shqipërinë, asnjë prej tyre nuk ka braktisur këtë vend dhe tokë se nuk e do dhe se nuk ka mall për familjen, por sepse këto troje, fusha, male Edi Rama i ka shtruar në tokë të mallkuar. Rama është sjellë ndaj shqiptarëve si një pushtues i egër, ka krijuar kushte të kalkulueshme, që shqiptarët të braktisin vendin, ky quhet gjenocid, këtë nuk e ka bërë asnjë pushtues mbi Shqipërinë. Tropoja, ka pasuri por për gjithë këtë trevë pasuri janë alpet, bjeshkët dhe potenciali i jashtëzakonshëm turistik. Kjo qeveri nuk ka bërë investime për këto alpe, përkundrazi ne në 2013 ne hoqëm taksat për çdo investim në zonat malore, ndaj dhe sot alpet kanë mbetur aty ku ishin. Cfarë ofroi në 8 vite Edi Rama, pedonalet të cilat janë sot një nga vjedhjet më të mëdha të historisë, në 61 pedonale, Rama ka shpenzuar 2.3 miliardë euro. Sikur nuk janë shtruar me pllaka guri por ari, vjedh 80% të vlerës. Shqiptarët ikin jo se nuk e duan Shqipërinë, por i detyron vjedhja e tmerrshme që u bëhet nga qeveria e Edi Ramës, nga bashkia e Rexh Byberit, nga çdo bashki socialiste.

KLSH ka gjetur se në 9 muaj të vitit 2022 janë vjedhur 122 miliardë lekë, kjo është zyrtare, por në këtë vend ku qeveria fut 400 milionë për zgjedhës dhe kreu i prokurorisë thotë nuk dihet kush i merr. Vjedhja ka dalë për fushë, këta nuk kanë asnjë kufi por shqiptarët sot kanë pagat më të ulëta se Kosova. Me këtë vjedhje investimet u ndërprenë, fermerët falimentuan, rrugët rrënohen dhe shqiptarët mendojnë se nuk mund të jetojnë. 

14 maji është një mision i madh, përmbysja e monizimit dhe regjimi i cili është sjellë si një pushtues i egër ka përdorur paratë tuaja. Ka përdorur pasuritë tuaja publike në mënyrën më të egër, duke mos lejuar që të kthehen në të mira për ju. Ky regjim është anti-shqiptar, sot shqiptarët kanë një kryeministër vegël e shpifur e Aleksandër Vuçiç.Kryeministri i Shqipërisë që i shërben Rexh Byberi, vrapon nga samiti në samit si avokat i Vuçiçit. Vrapon nga samiti në samit duke kërkuar të mos i imponohet Serbisë që të respektojë sanksionet ndaj Putinit, duke kërkuar që Serbia të mbetet një Rusi e vogël”, tha ai.

MË TEPËR

Kioske16 orë më herët

“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia” – Viktor Orbán

Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore....

Mix16 orë më herët

Honor Magic V Flip: smartphone i ri i palosshëm me bateri 4,500 mAh

Disa imazhe të smartfonit të ri të palosshëm Honor kanë rrjedhur në internet, si dhe disa detaje mbresëlënëse rreth baterisë...

Mix16 orë më herët

Apple dhe Samsung monopolizojnë renditjen e smartfonëve më të shitur. Zbuloni top 10-shen

Sipas të dhënave të fundit nga Counterpoint Research, Apple dhe Samsung mbajtën një kontroll të fortë në tregun global të...

Mix16 orë më herët

Njihuni me simptomat e kancerit të mushkërive!

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme që prekin njerëzit në mbarë botën. Njohja dhe...

Aktualitet16 orë më herët

Dashamir Shehi ndahet nga Berisha e Basha: S’e kanë vrarë mendjen fare për hallet e qytetarëve!

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë...

Kryesore16 orë më herët

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Rama: Katunar pa pretendime dhe i padukshëm

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash...

Mix17 orë më herët

Lady Gaga zbulon nëse do të ketë një vazhdim të “Telephone”

Lady Gaga dhe Beyoncé mund të mos kenë publikuar një vazhdim të “Telephone” në Cowboy Carter, por një bashkëpunim tjetër...

Mix17 orë më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske2 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix2 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Facebook