Lidhu me ne

Kryesore

“Po rrisim pagat, po nuk ka lidhje me fushatën”

Në mbledhjen e sotme, qeveria vendosi rritjen e pagave për një kategori punonjësish. Kabineti i Ramës ka rënë dakord për projektligjin për rritjen e pagave, falë të cilit paga mesatare do të shkojë nga 563 euro, në 900 euro.

Në kategoritë që përfitojnë rritje të pagës bien në sy mësuesit, të cilët kanë paga edhe më të ulëta se homologët në Malin e Zi dhe Kosovë.

Rritje pagash do të ketë edhe për infermierët, një kategori profesionistësh që prej disa vitesh janë orientuar drejt tregut të punës në Gjermani dhe vendet e tjera të Europës.

Pedagogët janë një tjetër kategori me të cilët qeveria ka vendosur të tregohet bujare, duke ua rritur pagën me 20%. Kryeministri e ka refuzuar kërkesën e tyre të vazhdueshme për rritje page dhe i ka injoruar protestat e nisura që në fillim të vitit akademik, ndaj ky vendim i papritur nuk mund të mos lidhet me fushatën e 14 majit.  

I pyetur nëse kjo rritje vjen për shkak të zgjedhjeve, Rama u shpreh se , “rritja e pagës nuk ka lidhje me fushatën elektorale dhe madje mund t’ju them se ne nuk kemi nevojë të rrisim pagat për të fituar zgjedhjet”.

Kryeministri ka vendosur t’i rrisë pagën edhe presidentit të Republikës. I zgjedhur me votat e maxhorancës, Bajram Begaj do të jetë i pari president që gëzon një rritje bujare prej 170 mijë lekë, çka e çon pagën e tij në 425 mijë lekë.

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook