Lidhu me ne

Radar

Arabia Saudite do i japë fund luftës në Jemen


Një delegacion që përfaqëson Arabinë Saudite dhe Omanin do takohet me udhëheqjen Houthi në Sanaa javën e ardhshme për të nënshkruar një armëpushim të përhershëm që i jep fund luftës tetëvjeçare në Jemen, kanë raportuar disa media, duke cituar zyrtarë të njohur me bisedimet.

Burimet i thanë Reuters se një marrëveshje mund të shpallet deri më 20 prill, në prag të festës myslimane të Fitër Bajramit që shënon fundin e Ramazanit.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Jemenin Hans Grundberg ishte në Muscat në fillim të kësaj jave, ku u takua me zyrtarë të lartë të Omanit dhe përfaqësues Houthi për të diskutuar mbi procesin e paqes.

Të enjten, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite hoqi bllokadën e tij detare të Jemenit, duke lejuar shumicën e anijeve të ankorohen drejtpërdrejt në Aden dhe portet e tjera jugore pa u ndalur në Jeddah për kontrolle sigurie. Bllokada u vendos në vitin 2015, kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite pushtoi Jemenin në emër të qeverisë që ishte rrëzuar më herët nga rebelët  Houthi.

Ndërkohë, gazeta me bazë në Liban, Al-Mayadeen raportoi se Riadi kishte thirrur të premten udhëheqësit e qeverisë jemenase të mbështetur nga Arabia Saudite, për t’i informuar ata mbi bisedimet me Houthis. Ministri saudit i Mbrojtjes Khalid bin Salman prezantoi ‘zgjidhjen për një rrugëdalje nga lufta në Jemen’, thanë burimet e gazetës.

Sipas Al-Mayadeen, plani saudit parashikon zgjatjen e armëpushimit me një vit tjetër, e ndjekur nga hapat për rihapjen e porteve të Jemenit. Më pas pritet që Riadi të shpallë zyrtarisht përfundimin e luftës dhe ndërhyrjen e tij në Jemen.

Arabia Saudite dhe OKB-ja do sponsorizojnë më pas bisedimet midis Houthis dhe fraksioneve rivale jemenase, duke kërkuar një periudhë dyvjeçare tranzicioni për të krijuar një qeveri të re, kanë treguar raportet.

Përparimi diplomatik pas tetë vjet luftimesh u bë i mundur nga marrëveshja e muajit të kaluar midis Iranit dhe Arabisë Saudite për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike, të ndërmjetësuara nga Kina.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, konflikti në Jemen ka marrë të paktën 377,000 jetë, nga të cilat 150,000 ishin për shkak të dhunës dhe pjesa tjetër nga uria dhe sëmundjet. 4 milionë të tjerë janë zhvendosur.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook