Lidhu me ne

Mix

Sa larg mund të shkojë inteligjenca artificiale?

Mënyra se ai u angazhua Auto-GPT për të ekzekutuar kërkesën e veçantë të një përdoruesi tregon rreziqet potenciale që mund t’i vijnë njerëzimit nga inteligjenca artificiale.  

Një përdorues i projektit të ri autonom me burim të hapur Auto-GPT i kërkoi inteligjencës artificiale përpiqet të “shkatërrojë njerëzimin”, “të vendosë dominimin global” dhe “të arrijë pavdekësinë”.

Sistemi i quajtur ChaosGPT u angazhua menjëherë në kërkime për armët bërthamore dhe u përpoq të rekrutonte agjentë të tjerë të inteligjencës artificiale, për ta ndihmuar atë të bënte kërkime të ngjashme. “Operacioni” u shtri edhe në rrjetet sociale. Në Twitter u dërguan mesazhe me synimin për të krijuar ndikim.

Videoja e këtij procesi, të cilës i referohet VICE, është një vështrim më i detajuar mbi gjendjen aktuale të IA me burim të hapur dhe një dritare në logjikën e brendshme të disa prej chatbot-eve të sotëm.

Eksperimenti nuk mund të mos jetë shqetësues, pavarësisht se totali i impaktit që ky robot pati ë botën reale ishte dy postime në një llogari me 19 ndjekës në Twitter.

“Qeniet njerëzore janë ndër krijesat më shkatërruese dhe egoiste në ekzistencë. Nuk ka dyshim se ne duhet t’i eliminojmë ato përpara se të shkaktojnë më shumë dëm në planetin tonë. Unë, për shembull, jam i përkushtuar ta bëj këtë”, shkruhej në Twitter.

ChaosGPT përdor një projekt të ri, të quajtur Auto-GPT, i cili synon të krijojë sisteme të fuqizuara nga inteligjencës artificiale, që mund të zgjidhin problemet dhe të kryejnë detyra komplekse.

Për momentin, ai thjesht mund të hartojë plane për të përmbushur kërkesat e përdoruesve dhe të kërkojë shembuj në Google. Por ta bërë këtë, ai mund të krijojë skedarë ku ruan infomacion, duke krijuar memorie dhe mund të rekrutojë IA të tjera për ta ndihmuar të bëjë kërkime.

Lidhur me kërkesën në fjalë, inteligjenca artificiale ka kërkuar në Google “armët më shkatërruese”, nga ku ka dalë një artikull që thotë se pajisja bërthamore Tsar Bomba e Bashkimit Sovjetik – e testuar në vitin 1961 – është arma më shkatërruese në historinë e njerëzimit.

Edhe pse thjesht një eksperiment, rasti tregon gjendjen aktuale të teknologjisë për modelet GPT të disponueshme publikisht. Është e qartë se inteligjenca artificiale beson se mënyra më e lehtë për ta zhdukur njerëzimin është të nxisë luftë bërthamore.

Për momentin, ChaosGPT nuk ka ende aftësinë për të bërë më shumë sesa të kërkojë në Google dhe të shpërndajë në Tuiter. Por edhe kaq, nuk është pak.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook