Lidhu me ne

Radar

Sa numëroni karriget në stadium, numëroni njerëzit që kanë ikur nga ky vend

Sa numëroni karriget në stadium, numëroni njerëzit që kanë ikur nga ky vend

Sa numëroni karriget në stadium, numëroni njerëzit që kanë ikur nga ky vend

Nga Sonila Meço 

Të harxhosh kohë dhe doza energjie duke numëruar njerëzit në ulëset e një stadiumi ku simbolikisht nis fushata për qytetet e dërrmuara nga 8 vjet qeverisje moniste nuk shpie kund mirë.

As për atë që e bën me zell këtë ushtrim, as për atë, që numërohet si stok inventari.

Do kish qenë shumë më efikase të numëroheshin një nga një, emër për emër ata që ikën, u sikterisën dhe ende çapiten për t’ikur nga ky vend.

Di kish qenë shumë më efikase të numëroheshin kullat e ndërtimet e betonit nga 2015-a e këndej, që po bëjnë azmatikë fëmijët e veten tuaj.

Do kish qenë shumë më efikase të numëroheshin qindarkë për qindarkë taksat e shqiptarëve shkuar dëm inceneratorësh jo ekzistentë, abuzimesh publikuar nga KLSH, koncesionesh e PPP-sh pa asnjë vlerë të shtuar në ekonomi, korrupsioni e ryshfeti.

Do kish qenë shumë më efikase të numëroheshin investitorët vendas e të huaj seriozë, që ikën a u syrgjynosën me një urdhër verbal në shkelje të çdo konvente, ligji e kontratash.

Do kish qenë shumë më efikase të numëroheshin e telendiseshin patronazhistë e aktiv1stë, që përgjojnë lirinë tonë me uri hienash.

Do kish qenë shumë më efikase të numëroheshin parqet e lulishtet në qytete, pemët, koshat e plehrave, makinat e aksidentet në rrugë.

Do kish qenë shumë më efikase të numëroheshin viktimat e pafajshme të sulmeve mafioze, të vrarët mes qyteteve, fëmijët e mbetur jetimë, punëtorët e vrarë në vendin e punës prej kushteve mizerabël.

Çdo përpjekje për ‘të ndezur’ tek numrat e ulëseve plot a bosh në një stadium ku nis simbolikisht fushata zgjedhore e opozitës në një vend monist, të kapur fyti e këmbësh nga një pushtet i korruptuar e ngjyer krimi të organizuar, pa shoqëri civile, pa sindikata, me media si zyra shtypi propagande dhe të braktisur intelektualësh e mendimtarësh…

Pra çdo përpjekje për të ndërtuar tek këta numra ‘alibinë’ a ‘shansin’ e humbjes së sigurt të opozitës është një dështim i plotë për të ofruar alternativën ndaj së keqes ulëritëse e të parelativizueshme mbirë egër në jetën që ju jepet veç një herë.

Dhe dëshmon edhe përtacinë për t’i shkuar shqiptarit në derë e mos e numëruar e trajtuar si dele.

MË TEPËR

Radar3 sekonda më herët

Prokuroria nis verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka. Më 19 prill 2024 ajo i...

Mix5 minuta më herët

Rihanna dhe Kendrick kundër Drake?

Në mediat sociale kanë nisur thashetheme se Rihanna dhe Kendrick Lamar po punojnë për të krijuar këngë të re.Sipas raportimeve...

Mix7 minuta më herët

Gisele Bündchen, e lënduar nga komentet për martesën me Tom Brady

Sipas një raporti, Gisele Bündchen ka mbetur “thellësisht e zhgënjyer” nga batutat e bëra për martesën e saj me Tom...

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Facebook