Lidhu me ne

Mix

Një arsye më shumë për të shkuar në Valencia në 2023

Arti bashkëkohor së shpejti do të ketë një shtëpi të re në Valencia.

Qendra e re e artit Hortensia Herrero, do të inaugurohet në fund të këtij viti, një risi që do të kontribuojë për ta bërë qytetin spanjoll një destinacion referues kulturor dhe artistik.

Qendra e re do të ndodhet në Palacio Valeriola, një ndërtesë elegante e stilit barok, që daton në shekullin e 17-të, të cilën Fondacioni Herrero e bleu dhe e restauroi posaçërisht për këtë.

Palacio Valeriola

Mund të thuhet se vepra e parë e artit e qendrës Hortensia Herrero, është pikërisht ndërtesa në të cilën ndodhet. Kushdo që kalon sot nga Valencia mund ta admirojë tashmë fasadën e restauruar: çarçafi, që e kishte mbuluar për muaj të tërë, u hoq në fillim të vitit 2023.

Megjithatë, për të zbuluar brendësinë, duhet të prisni edhe disa muaj. Restaurimi i fasadës zgjati nëntë muaj dhe u krye në atë mënyrë, që të rikthehej sa më shumë pamja e së kaluarës, për shembull duke ruajtur detajet neoklasike, ballkonet origjinale prej hekuri dhe motivet me lule të pikturuara në qoshet e tarracës.

Rrugëtimi i vërtetë për të zbuluar skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor, megjithatë, fillon sapo hyni në dyert e ndërtesës historike, në një hapësirë prej gati katër mijë metrash katrorë të shpërndarë në katër nivele që mund të vizitohen.

Në qendrën e artit Hortensia Herrero, do të ekspozohen vepra të ndryshme nga koleksioni privat i fondacionit me të njëjtin emër, ku përfshihen emra si Andreas Gursky, Anselm Kiefer, Georg Baselitz dhe Anish Kapoor. Më pas do të organizohen ekspozita të përkohshme të artistëve të tjerë me famë botërore.

Inaugurimi i qendrës është planifikuar për në nëntor 2023: çdo përditësim do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të qendrës.

Nuk është hera e parë që Fondacioni Hortensia Herrero investon në promovimin e artit bashkëkohor dhe në ruajtjen e thesareve historike dhe artistike të Valencias. Në fakt, i tij është edhe firma për rindërtimin e Collegio di Alta Arte della Seta dhe afresket e “Kapelës Valenciane Sistine”, kishës së Shën Nikolas.

Kisha e Shën Nikolas

Për më tepër, Fondacioni Herrero solli gjithashtu në Spanjë në 2022, instalacionin artistik gjithëpërfshirës nga projektuesi dhe arkitekti izraelit Ron Arad, i titulluar Ron Arad 720º.

Pasi u ndal në Jerusalem, Singapor dhe Londër, vepra mbërriti në La Marina de València dhe u vizitua nga mbi 40,000 njerëz. / Lonely Planet

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix16 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix16 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix16 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix16 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook