Lidhu me ne

Kioske

A e di Alibeu se Shqipërinë e qeveris Edi beu?!

Fjalimet e eksponentëve të vulës janë fund e krye akuza dhe sulme kundër opozitës. Nga fjalia e parë e deri te e fundit gjendet vetëm emri i Sali Berishës!

Nha Enver BYTYÇI

Fjalimet e eksponentëve të vulës janë fund e krye akuza dhe sulme kundër opozitës. Nga fjalia e parë e deri te e fundit gjendet vetëm emri i Sali Berishës! Alibeu, Bardhi e Bejko kanë nisur fushatën kundër Partisë Demokratike dhe jo kundër pushtetit të inkriminuar të Edi Ramës. Duket sikur ata bësojnë ende sot pas dhjetë vitesh që në pushtet është Sali Berisha dhe jo Edi Rama. Duhet që dikush aty afër tyre t’ua kujtojë se kryeministër i Shqipërisë në dekadën e fundit është kreu i Rilindjes dhe jo lideri historik i Partisë Demokratike.

Mesa duket regjizori ua ka dhënë këtyre treve detyrën e aktrimit. Të sulmojnë Berishën! Të sulmojnë edhe koalicionin “Bashkë Fitojmë” me Ilir Metën! Bardhi në Lezhë përmendi vitin 2009. Por harroi të thotë se PD asokohe nuk mund të formonte qeverinë, sepse kishte vetëm 70 deputetë, një deputet më pak! Megjithatë nuk po ndalem këtu! Strategjia është të demoralizojnë demokratët. Jo t’i thërrasin në përkrahje të vulës. Por t’i bëjnë indiferentë. Që ata të mos shkojnë në kutitë e votimit!

Prandaj bëni kujdes! Sot problem është Rilindja. Rreziku vjen nga Edi Rama dhe politikat e tij anti-qytetare e anti-kombëtare! Berisha ka qëndruar dhjetë vite në opozitë dhe politikanët kudo në botën demokratike shkojnë në opozitë për të mësuar nga gabimet e veta e të kundërshtarëve të tyre në pushtet. Se Sali Berisha ka mësuar nga këto gabime, ai e tha këtë në fjalimin e tij në çelje të fushatës më 15 prill!

Ndaj ato që thonë Alibeu e ndonjë tjetër janë broçkulla! Janë shpifje! Janë fjalime të shkruara në zyrat e Partisë Socialiste! Si të tilla ngjasojnë me fjalimet e Erion Velisë!

MË TEPËR

Temporal9 orë më herët

Në 5 vite, 7 mijë maturantë më pak në provime

Maturantët iu nënshtruan ditën e sotme provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, teksa më herët është zhvilluar dhe ai i...

Radar9 orë më herët

A ka miq Edi Rama?

Nga Hysni Gurra  Duket si pyetje retorike por nëse liston ato që Edi Rama quan miq del një konglomerat tejet i...

Mix13 orë më herët

Këto filma koreanë, thriller në Netflix do ju lënë pa gjumë!

NETFLIX Nëse ende do të gjesh një kryevepër të ngjashme me “Squid Game”, por s’di se nga t’ia fillosh, ne...

Radar13 orë më herët

“200 euro për çdo qytetar”, PD dorëzon propozimin për minimumin jetik

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi këtë të Mërkurë, se PD ka dorëzuar propozimin ndaj qeverisë për përcaktimin e...

Mix13 orë më herët

Peter Dinklage thotë se nuk e ka parë “House of the Dragon”

Peter Dinklage, i cili portretizoi Tyrion Lannister në serialin hit të HBO, “Game of Thrones”, së fundmi tha për Entertainment...

Radar16 orë më herët

Berisha për Dakon: Shkoi si ai në vresht për kokë të Tahirit, e meriton se është kriminel elektoral

Një ditë pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ka ardhur edhe reagimi i Sali Berishës. Në mbledhjen e...

Kryesore16 orë më herët

Berisha reagon për sulmin e mbështetësve të Bashës mbi deputetët dhe gazetarët: Skenar i Ramës, akt i turpshëm

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar të krijuar pas mbledhjes së Kryesisë, ku mbështetës të Lulzim...

Radar16 orë më herët

“Qeveria me ndihmën e KAS i rrëmbeu mandate opozitës”, Berisha sulmon Ilir Rusmalin dhe paralajmëron protesta

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar paralajmëroi protesta. Sipas tij, qeveria me ndihmën e...

Radar16 orë më herët

Berisha sulmon Ilir Rusmalin: Është kriminel elektoral, ëndërron të bëhet Avokat i Popullit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka sulmuar sot anëtain e Komisionit te Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, Ilir Rusmali...

Aktualitet18 orë më herët

Forca e Perëndimit e deleguar te dy mediokër

Dy ndërmjetësit perëndimorë për krizën në Kosovë, Escobar dhe Lajçak, kanë deklaruar pas takimit me Aleksander Vuçiç se presidenti serb...

Facebook