Lidhu me ne

Mix

Vlerat e specave – Si ndryshojnë sipas ngjyrave

Specat janë burimi më i mirë i Vitaminës C, por kur vjen puna te ngjyrat, ato ndryshojnë.

Përse specat jeshilë janë më të lirë se specat me ngjyrë tjetër?

Specat jeshilë janë më pak të pjekur se të tjerët, ato mblidhen më shpejt se sa koha e duhur e pjekjes.

Specat e tjerë kërkojnë më shumë kohë të marrin ngjyrën, e si rrjedhojë duan më shumë shërbim, çka i bën ata më të shtrenjtë.

Çmimet variojnë sipas ngjyrave, aktualisht në treg të vetmet speca të vendit janë ata jeshilë të Divjakës.

Ndërsa specat e kuq janë import nga Greqia dhe Turqia dhe kushtojnë më shtrenjtë.

A e dini kush është ndryshimi mes specit të kuq, të verdhë dhe jeshil?

Specat me ngjyrë të ndezur kushtojnë më shtrenjtë. E vërteta është që specat jeshilë janë varianti i papjekur i specave me ngjyra më të ndezura.

Thënë shkurt, speci jeshil është i papjekur mirë. Shija e tij është pak më e hidhur dhe shpesh sipas disa studimeve mund të shkaktojë probleme me tretjen.

Problemet me tretjen vijnë sepse specat janë të pabërë plotësisht.

Kur hamë fruta apo perime të papjekura, stomaku e ka të vështirë t’i tresë ato.

Cilët speca kanë më shumë vlera ushqimore?

Të gjithë specat janë një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës A dhe C.

Por të dhënat tregojnë se specat e kuq përmbajnë 11 herë më shumë beta karoten se specat jeshilë.

Specat e verdhë nga ana tjetër kanë më shumë vitaminë C se specat e gjelbër por më pak vitaminë A dhe më pak beta-karoten.

Specat e gjelbër kanë shumë kalium që rregullon qarkullimin e gjakut dhe mbron muskujt.

Specat e kuq që janë edhe më të pjekurit kanë shije më të ëmbël dhe kanë më shumë antioksidantë të vlefshëm

Vlerat shëndetësore të specit

Speci i ëmbël dhe ai djegës janë një aleat i rëndësishëm në përpjekjet e gjithkujt për të një peshë të ekuilibruar.

Kapsaicina, një substancë që i bën specat djegës, fuqizon metabolizmin dhe pengon formimin e plotë të qelizave dhjamore.

Edhe specat e ëmbël kanë në përmbajtjen e tyre një element të njohur si CH-19.

Ai i ngjan kapsaicinës dhe ka të njëjtin efekt kundër qelizave dhjamore përveç ndjesisë djegëse.

Mban nën kontroll kolesterolin

Kapsaicina që gjendet tek specat djegës ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak.

Sa më djegës speci aq më shumë kapsaicinë ka e si rrjedhojë aq më efektive është çdo përpjekje për të ulur kolesterolin.

Lufton artritin

Nëse konsumon gjysëm filxhani çaji me speca të grirë (të kuq ose të verdhë) ke marrë dyfishin e dozës ditore me vitaminë C.

Njerëzit që kanë doza të ulëta të kësaj vitamine në organizmin e tyre janë trefish të rrezikuar nga artriti.

I bën mirë zemrës

Një filxhan çaji me speca të gjatë përmban 36% të dozës ditore të vitaminës B6 dhe 10 përqind folat.

Specat e kuq dhe specat e verdhë kanë respektivisht 35% dhe 20% të dozës ditore të vitaminës B6 dhe 7% dhe 10% të dozës ditore të folatit.

Sa më i pasur të jetë ushqimi juaj me këto përbërës, aq më i ulët është rreziku për infarktin, sëmundjet koronare dhe të zemrës në përgjithësi.

Specat si edhe perimet e tjera kanë më shumë vlera ushqimore kur konsumohen të pagatuar.

Tani që e dini ndryshimin mes specit të kuq, të verdhë dhe jeshil, mos hezitoni t’i bëni specat pjesë së ushqimit tuaj.

/AgroWeb.org

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix3 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix10 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix10 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix10 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar11 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar11 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix11 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore11 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix11 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook