Lidhu me ne

Mix

Sipas studiuesve japonezë kjo është mënyra më e mirë për të vënë një foshnjë në gjumë, ja ç’duhet të bëni për 13 minuta

Sipas studiuesve japonezë kjo është mënyra më e

Vënia në gjumë e një fëmije të vogël, është shpesh një detyrë shumë sfiduese. Kush është prind, e di këtë. Udhëtimet me makinë, shëtitjet e gjata në karrocë, ninulla në maksimum dhe më pas…kur gjithçka duket se po shkon në rrugën e duhur, i vogli zgjohet pikërisht në momentin kur e shtrini në krevat.

Dhe në atë moment gjithçka nis nga e para. Ky problem është kaq shumë i përhapur nëpër botë, saqë një grup shkencëtarësh japonezë, të udhëhequr nga Kumi Kuroda, është munduar të gjejë një zgjidhje, duke publikuar “recetën për një gjumë të qetë” (për foshnjat dhe prindërit).

Studimi që sapo është publikuar në ”Current Biology”, analizon në detaje se si ndikojnë lëvizjet në qetësimin e fëmijëve që qajnë. Shkencëtarët krahasuan reagimin e 21 të porsalindurve në 4 situata të ndryshme:në krahët e nënës që qëndron në këmbë, në krahët e nënës ulur, shtrirë në një krevat fëmijësh dhe shtrirë në një djep që lëkundet.

Falë kamerave video dhe elektrokardiogramave, shkencëtarët ishin në gjendje të vëzhgonin reagimet fiziologjike dhe të sjelljes së fëmijëve. Dhe çfarë zbuluan ata? Kur nëna ecte me fëmijën e saj në krahë, foshnjat që qanin u qetësuan dhe rrahjet e tyre të zemrës u ngadalësuan brenda 30 sekondave.

Një efekt i ngjashëm u pa me vendosjen në djep. Por kjo gjë nuk ndodhte kur nënat e mbanin foshnjën në krahë ndërsa qëndronin ulur (në këtë rast rrahjet e zemrës u rritën), ose kur evendosën në krevatin që nuk lëkundet. Po për sa kohë duhet ecur? Shkenca thotë 5 minuta.

Të gjitha foshnjat që qanin ndaluan pas 5 minutash ecje, duke qenë në krahët e nënës së tyre,dhe gjysmën e tyre e zuri gjumi. Por kini kujdes:”Ecja për 5 minuta e nxit gjumin, por vetëm tek fëmijët që qajnë. Çuditërisht, teknika nuk funksionon tek foshnjat që janë të qetë dhe nuk qajnë”– thotë Kuroda.

Por kur nënat u përpoqën t’i vendosnin fëmijët e tyre në shtrat kur ishin përgjysmë në gjumë, më shumë se 1/3 e tyre u zgjuan plotësisht brenda 20 sekondave. Gjatë eksperimentit ndodhi pikërisht ajo që ndodh zakonisht në realitet. Ekipi i studiuesve zbuloi se të gjitha foshnjat kanë reaksione fiziologjike, përfshirë përshpejtimin e rrahjeve të zemrës, të cilat mund t’i zgjojnë kur trupat e tyre shkëputen nga trupat e nënave të tyre.

Si përfundim, receta për t’i vënë në gjumë foshnjat që qajnë shumë dhe që s’mund të flenë është:


Ecni me fëmijën në krahë për 5 minuta, duke shmangur lëvizjet e papritura. Qëndroni ulur me fëmijën në krahë për 8 minuta të tjera.

Më pas vendoseni fëmijën në krevatin e tij. Shkenca argumenton se kjo procedura është shumë efektive. Pavarësisht se e kanë kryer eksperimentin vetëm me nënat, studiuesit janë të bindur se teknika funksionon edhe me anëtarët e tjerë të familjes. Në këtë pikë, gjithçka që ju mbetet është ta provoni.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix2 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix9 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix9 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix9 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar9 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar10 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix10 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore10 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix10 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook