Lidhu me ne

Radar

Të jesh kundër Berishës ka qenë përherë më e lehtë dhe konveniente sesa të jesh me të

Nga Respublica.al

Nuk është skleroza (dhe as Ilir Meta) problemi

E Mira Publike e ikjes së Berishës: I jep fund publicistikës së Pozave

Skënder MInxhozi ka këshilluar sot në distancë kolegët e vet në media që të mësojnë ta shohin si duhet rrezikun “Berisha”. Nisur nga një lapsus i Berishës për emrin e një kandidati – a thua kanë rëndësi kandidatët në këto kohë – Minxhozi vë në dukje se ironizimi i Berishës në këtë rast është gabim, pasi ish-kryeministri nuk është problem si një politikan sklerotik. Përkundrazi, MInxhozi na kujton se Berisha ka shumë energji dhe se ai përfaqëson një rrezik pasi nuk ka ndryshuar asgjë nga stili i vet.Ai është një politikan që rrezaton një energji që nuk e ka shumëkush nga brezi i tij biologjik. Vetëm se bëhet fjalë për energji negative dhe që çon prej 30 vjetësh drejt destruktivizmit e konfrontimit.

Ai është një rrezik politik në kohën që jetojmë, për shkak se nuk ka harruar asgjë nga stili i tij personal që e futi Shqipërinë herë tek kriza e piramidave mashtruese, e herë në kaos total si në ’97 apo edhe në gjakderdhje në dyert e zyrave të shtetit vite më vonë…

Është insistimi maniakal në kordinatat e veta politike, e jo harresa lozonjare dhe e pafajshme, faji qëndror për të cilin Sali Berisha duhet mbajtur larg pushtetit në vitin 2023 e më tej. Është kompleksi i veseve të tij politike që kanë bërë shkollë në një pjesë të spektrit politik, me politikanë të rinj që e kopjojnë deri në detaje, problemi real që ka ky lider politik me të shkuarën dhe harresën si një melhem i asaj që është bërë gabim e mund të ndreqet…

Tani, zoti Minxhozi me siguri që duhet ta dijë se as ai, e as kolegët e vet që janë viruse të manipulimit të opinionit nuk do të ishin këtu ku janë pa krizat e sipërcituara, sepse janë këto kriza, dhe sidomos narrative mbi to që prodhoi heronj të rremë të demokracisë apo edhe gazetarë të rremë të Fjalës së Lirë. Nga ana tjetër, komenti që shkon deri te imperativi «duhet mbajtur larg pushtetit» tradhëton asgjë më shumë se frikën e prishjes së rehatisë sepse në 10 vjet të pushtetit të Edi Ramës, shqiptarët në emër të të cilëve flet z. Minxhozi, i panë të gjitha. Dhe panë sidomos të reduktohet ai raporti me vendin e vet, ndaj edhe po ikin.

Emri i Sali Berishës është alibia më e mirë, padyshim. Emri I tij mban gjallë edhe një lloj gazetarie, madje e krijoi atë, e ushqen atë dhe ikja e Berishës nëse ka ndonjë vlerë tashmë në këtë Shqipëri të marrë fund, qëndron sidomos se do të neutralizojë gazetarinë e tipit Hila/Minxhozi që është asgjë më shumë sesa publicistikë e pozave. Shqipëria është shumë e vogël për të kamufluar interesat e njërit apo tjetrit, interesa që shpjegojnë edhe qëndrime të ndryshme. Me dallimin se të jesh kundër Berishës ka qenë përherë më e lehtë dhe konveniente sesa të jesh me të, por edhe të pranosh se për disa gjëra ka të drejtë, apo se jo çdo zullum shpjegohet me të.

https://www.gazetatema.net/blogu-tema/nuk-eshte-skleroza-dhe-as-ilir-meta-problemi-i387193

MË TEPËR

Sport1 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix1 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook