Lidhu me ne

Radar

Zelli i veçantë për të mirëkuptuar Serbinë

Nga Respublica.al

Unbalanced Vucic-Rama Double Act Benefits Only Serbia | Balkan Insight

Në një deklaratë të tijën në Greqi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha ndër të tjera se Serbisë nuk i duhet bërë presion për sanksionet ndaj Rusisë, për shkak se Serbia varet nga gazi rus. Ky është një argument komod. Mirëpo edhe Gjermania varej nga gazi rus, edhe Hungaria, edhe Ukraina, e megjithatë askush nuk pësoi kolaps për shkak të sanksioneve.

Është e drejta e Serbisë të mos vendosë sanksione ndaj një vendi apo një tjetri. Problemi këtu është mënyra dhe argumenti me të cilin politika e saj mbrohet në Tiranë.

Në korrik të vitit 2022, ministrja serbe e Energjisë, Zorana Mihajloviç, do të shprehej se Serbia ka nisur punën për diversifikimin e furnizimit me gaz dhe se ajo po planifikon një lidhje afatgjatë furnizimi me Azerbajxhanin. Në këtë kuadër është rëndë dakord për linja ndërkonjeksioni me vende të ndryshme në rajon, ndërkohë që është parashikuar furnizim me gaz të lëngshëm nga Greqia.

Impasi që krijoi politika e sanksioneve nuk çoi në kolaps askënd, madje edhe për grurin u gjet gjuha e përbashkët për të mos ndëshkuar vende të tjera me bukën. Nga kjo pikëpamje z. Rama do të duhet të thotë p.sh se çfarë varësie ka vendi ynë nga gruri ukrainas, për të kuptuar më mirë sesa e arsyetuar me rastin serb janë sanksionet e Shqipërisë.

Edhe ministri i Jashtëm serb, por edhe Vuçiç, e kanë lidhur qëndrimin e tyre për sanksionet me Kosovën dhe faktin se Rusia është i vetmi aleat real i Serbisë në këtë diskutim, përderisa me të drejtën e vetos në OKB bllokon anëtarësimin e Kosovës në organizatë.

Madje Daçiç është shprehur ditë më parë se edhe nëse Serbia i bashkohet sanksioneve, Rusia nuk do të ndryshojë qëndrim për Kosovën. Pra e lidhi faturën e politikës së sanksioneve me një çështje të politikës së jashtme, në të cilën Serbia ka investuar aq shumë, saqë nuk mund t’I lejojë vetes që të humbasë me një akt të vetëm. 

Nisur nga e gjitha kjo, mbi cilën premisë z. Rama e mbron Serbinë me argumentin e gazit? Aq më tepër që me pandeminë u bë e qartë se rrugët për të marrë atë që mungon ekzistojnë, pavarësisht vështirësive.

Z. Rama e di shumë mirë që nëse Serbia detyrohet t’u bashkohet sanksioneve, pozita e saj për çështjen e Kosovës ndryshon: ajo mund të marrë mbështetje nga Perëndimi në këtë kontekst, por është e sigurtë se ka prerë një degë të lirisë së saj strategjike, duke e vendosur çështjen e Kosovës ekskluzivisht në suazën e diplomacicsë perëndimore. Një kryeministri shqiptar kjo do t’i interesonte. Është e çuditshme pra se pse një kryeministër në Tiranë e redukton kështu shpjegimin e qëndrimit të Serbisë dhe pse Kosova del nga ekuacioni. Mirëkuptimi për pozitën e tjetrit ka rëndësi dhe vlerë, por në fazën e tanishme Serbia po detyrohet që të pranojë për Kosovën atë që ka mohuar deri më tani. Zoti Rama nuk është dakord me këtë gjë? E drejta e tij patjetër, por nëse arsyet e Serbisë për të qenë mike e Rusisë dihen dhe kuptohen, arsyet e Edi Ramës për këtë qëndrim nuk kuptohen.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook