Lidhu me ne

Mix

Video/ Harrison Ford i jep lamtumirën rolit të tij ikonik në “Indiana Jones”, përlotet në premierën e filmit të ri

Video/ Harrison Ford i jep lamtumirën rolit të tij ikonik në “Indiana Jones”, përlotet në premierën e filmit të ri

Plot emocione të forta ishte premiera e filmit “Indiana Jones and the Disc of Destiny” në Kanë, ku Harrison Ford praktikisht i dha lamtumirë një prej roleve më ikonike të karrierës së tij që bëri miliona njerëz në mbarë botën ta adhurojnë.

Aktori 80-vjeçar, i cili luajti “Indy”-in shumë të dashur për katër dekada, i kompletuar me kapelen e tij të firmës “Fedora”, kamxhikun dhe frikën nga gjarpërinjtë, derdhi disa lot gjatë premierës plot shkëlqim, gjatë së cilës ai mori edhe një vlerësim. Çmimi i arritjes së jetës iu dorëzua Fordit përpara shfaqjes së filmit dhe shfaqja e një bobine të roleve të tij më të rëndësishme, e emocionoi thellësisht aktorin 80-vjeçar.

“Thonë se para se të vdesësh, e sheh të gjithë jetën tënde të luhet para syve të tu. Edhe unë e pashë jetën time të kalonte para syve, një pjesë e madhe e saj, jo e gjitha. Jeta ime është ajo që është për shkak të gruas sime të mrekullueshme, e cila gjithmonë ka mbështetur pasionin dhe ëndrrat e mia, për të cilat unë jam mirënjohës”, tha Ford për Calista Flockhart, me të cilën ka qenë që nga viti 2002.

Më pas ai iu drejtua të pranishmëve, me humorin e tij karakteristik: “Edhe unë ju dua. Por kam edhe një film që duhet ta shihni, është menjëherë pas meje. Kështu që më lejoni të largohem nga rruga dhe t’ju falënderoj përsëri për nderin e madh”, tha Ford, duke dhënë shkas për fillimin e shfaqjes.

Filmi i pestë, me regji nga James Mangold (dhe me Mads Mikkelsen dhe Phoebe Waller-Bridge bashkë-protagonist), mori një ovacion prej pesë minutash në fund nga publiku. Sipas Variety, megjithatë, këto duartrokitje nuk reflektonin aq shumë entuziazëm për filmin, i cili dukej se shkaktoi mërzitje në disa pjesë të publikut, sa dashuria e publikut për personazhin e dashur dhe aktorin që e mishëroi aq mirë.

Përsëri i prekur, Ford falënderoi audiencën për dashurinë e tyre dhe lavdëroi bashkëpunëtorin e tij në film. Ai la të kuptohet gjithashtu se kjo është hera e fundit që do ta shohim si Indiana Jones në ekranin e madh.

“Faleminderit që i bëtë këta filma një përvojë të mrekullueshme për të gjithë ne. Unë jam krenar t’ju them se ky film është fantastik dhe një nga arsyet është kjo grua”, tha ai duke treguar Phoebe Waller-Bridge. “Kjo është. Unë kurrë nuk do të bie në dashuri me ty. Por faleminderit shumë”, shtoi ylli.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix15 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix15 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix15 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix15 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook